Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Edhe Gjermania porosit Haradinajn që të heqë taksën ndaj Serbisë

20:46 / February 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
harri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Njëri ndër njerëzit më të besueshëm të kancelares gjermane Angela Merkel, eurodeputeti dhe raportuesi për Serbinë, David McAllister, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës anulimin e vendimit për taksën kundër mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të aplikuar taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është një shkelje e qartë e CEFTA-s dhe e marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit. Unë i bëj thirrje Qeverisë në Prishtinë që ta anulojnë këtë vendim në mënyrë që, shpresoj, që dialogu të vazhdojë”, ka thënë McAllister.

Ai shtoi gjithashtu se tashmë BE-ja e ka bërë të qartë se nuk mund të ketë arritje të një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa largimin e taksës.

“Unë e kuptoj se të dyja palët kanë shqetësime, e kuptoj se nuk është e lehtë, por gjithashtu dua të theksoj se dy presidentët Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi e kanë ngritur dialogun në nivelin e ri”, ka thënë McAllister, i cili konsiderohet si njeri i besueshëm i Merkelit në Parlamentin Evropian, përcjell lajmi.net.

Sot, krerëve të shtetit i ka ardhur një letër nga Zëvendësasistenti i Sekretarit të Shtetit Amerikan, Mattheë Palmer, i cili u ka treguar se taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake serbe, i ka prishur raportet me Amerikën.

Në letrën që zyrtarët e lartë amerikanë, përfshirë edhe Palmer, i kanë dërguar presidentit Thaçi, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli si dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, thuhet se SHBA-të do të stopojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, si kundërpërgjigje ndaj qëndrimeve për taksën.

Po ashtu, aty thuhet se do të shqyrtohen edhe bashkëpunimet në fushat tjera mes Kosovës dhe SHBA-ve

haradinaj Serbia taksa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Serbia kryesojnë rajonin për gratë shefe

08:58 / May 8, 2026

Serbia hakmerret pas rastit të misrit të kontaminuar, bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria

20:44 / March 24, 2026

Frikë në rajon: Serbia rrit fuqinë ushtarake me hapa të shpejtë

08:45 / March 23, 2026

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

08:38 / March 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.