Përfundimisht edhe parku Grand Canyon iu nënshtrua koronavirusit. Parku u mbyll për një kohë të pacaktuar pasi një punonjës rezultoi pozitiv ndaj COVID-19.
Grand Canyon, i cili ka mesatarisht gjashtë milionë vizitorë në vit, kishte vendosur të qëndronte i hapur pavarësisht presionit për mbyllje për shkak të rreziqeve të përhapjes së infeksionit të koronavirusit, por u tërhoq pas një letre nga autoritetet lokale duke e këshilluar atë që të mbyllet menjëherë.
Para Grand Canyon në SHBA, janë mbyllur edhe Parku Kombëtar Joshua Tree, Parku Kombëtar Yosemite në Kaliforni, Arches dhe Canyonlands në Utah, Grand Teton në Wyoming dhe Yellowstone i cili përfshin tre shtete Idaho, Montana dhe Wyoming.