Juventusi është skuadra e radhës që siguron praninë në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Por ashtu siç u kishte ndodhur më parë edhe skuadrave si Milani e Interi, edhe bardhezinjtë kanë vuajtur për të mbyllur pa shumë lodhje ndeshjen e i janë dashur kohët shtesë e pak fat që të siguronin kalimin në turin tjetër përballë Xhenoas.

Skuadra e Pirlos, ku kishte rotacion e lojtarë të afruar nga ekipi U21, e nisi ndeshjen rrufeshëm me një gol të shpejtë të Kulusevskit dhe më pas dyfishoi me Morata, duke bërë që rezultati të shkonte 2-0 që në minutën e 23-të të ndeshjes. Ky rezultat ndoshta përgjumi Juventusin dhe bëri që Xhenoa të kthehet në ndeshje. Czyborra shkurtoi diferencën që në pjesën e pare ndërsa Melegoni në të dytën, barazoi shifrat kur mbeteshin pak më shumë se 10 minuta nga mbyllja e takimit. Pirlo hodhi në fushë edhe Ronaldon të cilin kishte planfikuar ta linte pushim, për të synuar që të mbyllte ndeshjen në minutat e fundit, por pa sukses.

Skuadrat shkuan në shtesat e kësaj sfide, ku Juventus me pak fat gjeti golin e 3-2 të shënuar nga 21-vjeçari franko-maroken Rafia, në minute e fundit të shtesës së parë. Më pas, bardhezinjtë i lëshuan shumë terren Xhenoas që iu afrua disa herë golit të barazimit, por nuk arriti të kalonte Bufon, duke u mundur kështu 3-2 në këtë duel e duke i dhënë lamtumirën turneut. Tani Juventusi pret të mësojë se kë do të ketë përballë në turin tjetër, pasi rivali del nga sfida mes Sasuolos dhe SPAL. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here