Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Edhe mediat greke, jehonë turizmit shqiptar

20:33 / August 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
turizem ne Shqiperi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Riviera shqiptare po shndërrohet me shpejtësi në një nga destinacionet turistike më tërheqëse të Evropës.

Vlerësimin e bën televizioni kombëtar grek, ERT, që nënvizon se me bukuritë natyrore, çmimet konkurruese dhe investimet në rritje, kjo zonë premton eksperienca unike për vizitorët si dhe mundësi të konsiderueshme për sipërmarrësit e turizmit.

Për ERT, riviera shqiptare po shfaqet si motori i zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Kjo zonë duket se po tërheq edhe shumë grekë.

“Himara është shumë e bukur, edhe pse ende relativisht e panjohur. Ka plazhe të organizuara por edhe limane të izoluar me çmimet e dhomave me qira duke filluar nga 40 deri në 150 euro në ditë. Grekët nuk janë vizitorët e rregullt të zonës por si zakonisht kemi vizitorë nga Skandinavia, Gjermania, Franca, Spanja dhe sigurisht  nga Italia”, thotë sipërmarrësja Vatika Katselanou.

“Kishim dëgjuar për Himarën por nuk e prisnim që të kishte këtu përreth plazhe kaq mahnitëse. Ja vlen ta vizitosh këtë vend”.

“Erdhëm me makinë këtu nga Parga. Procedurat në kufi ishin të shpejta dhe nuk na zgjati më shumë se 4 orë udhëtim”.

“Na ftuan për pushime miqtë tanë shqiptarë. Kemi zbuluar me varkë gjiret e mrekullueshme dhe po ashtu kemi realizuar lojra ujore”.

“Jetoj në Athinë. Gjatë sezonit veror vij këtu për të administruar biznesin tim. Vë re një fluks në rritje të frekuentimit nga turistët e huaj”, shprehet një biznesmen.  

ERT veçon edhe rritjen e fluturimeve nga Aeroporti i Tiranës, ndërsa thekson se një aeroport i ri që po ndërtohet në Vlorë do t’i japë një tjetër hov zonës.

media greke shqiptar turizmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.