Në Dibër vijon procesi i numërimit dhe ka dalë rezultati i 61 kutive nga 101 gjithsej.
Tashmë mund të themi se kandidati i Partisë Socialiste do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë Dibër pas me më shumë se 50% të kutive të numëruara ai kryeson bindshëm me 9,868 vota ose 62%. I dyti është kandidati i Berishës me 19.4% ose 3,006 vota.
Dhe me një rënie më shumë se dramatike me 31% krahasuar me zgjedhjet e kaluara të vitit 2021, PD e treta me kandidatin e saj Luan Haka që ka marrë 2,764 vota. Partia Socialiste ka shënuar një rritje me mbi 21%.
