Ndihmë klinike, logjistike, siguri dhe vazhdimësi e punës janë disa nga fushat ku robotika mund t’i vijë në ndihmë njeriut gjatë një pandemie për të bërë disa funksione.
Kështu thuhet në editorialin e revistës “Science Robotics”, me autor një grup prej 13 ekspertësh i robotikës në nivel ndërkombëtar.
“Në situatë komplekse si ajo e një pandemie, robotika mund të rezultojë shumë e dobishme të paktënb në tre fusha strategjike. E para është ndihma mjekësore, si për shembull telemjekësia dekontaminimi”, thotë ekspertët. Robotika mund të ndihmojë gjithashtu dhe në parandalimin, diagnostikimin dhe kontrollin, si dhe kujdesin për pacientin.
Duke mos pasur frikë nga virusi apo pasojat e tij, robotët mund të zvogëlojnë rreziqet e një pune të tillë nga njerëz, duke bërë disa detyra të thjeshta por ama të kërkuara. Në Kinë për shembull robotët po përdoren për ekzaminimin duke përdorur termomtetra apo kamera me rreze infra të kuqe për dezinfektimin e sipërfaqeve, shpërndarjen e ushqimeve dhe ilaçeve për ata në izolim, ndërsa në Spanjë po ndihmojnë në përshpejtimin e testeve laboratorike në tampone.
