Kryeministri Rama tha se kur socialistët erdhën në qeveri në vitin 2013, në vend që të merreshin me programin e tyre qeverisës, u morën me borxhet e papaguara.
Ai i dha një mesazh të fortë dhe Sali Berishës.
Pjesë nga intervista
Edi Rama: Ne vijmë në qeveri dhe çfarë gjejmë kur vijmë në qeveri në vitin 2013? Ne gjejmë një borxh të papaguar të qeverisë ndaj të tretëve, ndaj kompanive, nga individëve, në një masë që është shumë më e madhe se sa ajo që ne dinim dhe se sa ajo mbi të cilën ne ngrejmë parashikueshmërinë tonë. Dhe çfarë bëjmë ne në ato momente? Ne merremi me borxhin.
Alfred Lela: Fajin e ka Saliu…
Edi Rama: Që Saliu ka faje për këtë vend, shumë më të mëdha, se sa edhe ato që ia kemi numëruar, këtë mos e ver në dyshim. Por nuk jemi këtu për të thënë fajin e ka Saliu dhe unë po të jap llogari ty këtu. Po të them që nuk ishte diçka që mund të bëhej por nuk ishte diçka që u harrua.