Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Edi Rama kandidat për Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s? Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm…?

16:26 / April 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama stolstember
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.”

Kjo është një pjesë e postimit që bëri në Twitter e ashtuquajtura “akademike gjermane” Suzana Starikov, duke bërë “lëmsh” të gjitha mediat në Shqipëri dhe në rajon. Lajmi u shpërnda me shpejtësi gjithandej, aq sa disa “po qanin hall” se vendi do mbetej pa kryeministër.

Pas disa orësh, në një reagim të dytë kjo “akademike” tha se e gjitha ishte një shaka për 1 prillin dhe e kishte bërë për të vënë në lojë mediat, sepse këto të fundit nuk kishin marrë mundimin as ta verifikonin burimin. Dhe në fakt ashtu ishte, sepse nëse do të ishte verifikuar burimi do të kuptohej e gjitha.

“Akademikja gjermane” Suzana Starikov nuk ekziston fare. Po! Profili i saj në Twitter është i rremë dhe nga verifikimet tona rezulton për më tepër menaxhohet nga një shqiptar nga Tirana. Personi që drejton këtë profil llogari jeton në Gjermani, por është i familjarizuar me lajmet në Tiranë.

Kjo përforcohet më shumë edhe sepse “lajmi” që është shpërndarë dje, sikur Edi Rama do të zërë vendin e shefit të NATO-s Jens Stoltenberg, flitet prej më shumë se një viti nëpër korridoret e Tiranës. Edhe nga postimet e mëparshme, “akademikja” Suzana Starikov publikon shpesh lajme të mediave shqiptare, nga Tirana dhe Kosova.

Ajo nuk është tjetër veçse një profil i rremë në internet që synon krijimin e polemikave të caktuara, duke u prezantuar në rrjetin social si një akademike dhe studiuese e njohur gjermane.

6247069bbed3dScreenshot 2

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.