Kryeministri Rama nga Vlora u ka bërë thirrje qytetarëve të shkojnë tek mjeku i familjes dhe jo tek privati në këto kohë të vështira. Sipas tij spitalet private janë të lidhura me farmacitë dhe duan të shesin ilaçet.
“Dhe pse është sëmundje vdekjeprurëse nuk duhet që direkt ta mbysim veten me antibiotikë. Jo nuk është kështu. Mos dëgjoni të tjerët. Keni mjekun e familjes, se privati atë punë ka të shesë, janë të lidhur me farmacitë, atë duan të shesin ilaçe. Por jo s’funksionon kështu bli ilaçe mbytu me to. Kemi rastin e Silva Binos, që nuk iku në Turqi, e kaloi në spital në Tiranë. Pse shkoi aty? Se duke qenë shumë në brendësi të të gjithave, e di shumë mirë që s’ka në Turqi asgjë më shumë se sa këtu.” Tha Rama.
