Kryeministri Edi Rama teksa ka qenë duke diskutuar mbi qytetarët mbi Këshillin Kombëtar ka prekur edhe luftën që po ndodh në Ukrainë.
Sipas tij, ukrainasit nuk do të donin të jetonin në atë realitet tragjik. Sipas Ramës, Ukraina është një vend i ngjashëm me ne dhe sot gjendet përballë kësaj tragjedie. Në këtë mënyrë, sipas Ramës, ata do të donin të jetonin qoftë edhe në Shqipëri.ramssii
“Ata njerëz atje do ta kishin ëndërr të ishin këtu, ulur duke dëgjuar atë përfaqësues të cilësdo parti që ata vetë kanë zgjedhur dhe pastaj të dilnin prej këtu dhe të shkonin në kafe të pashqetësuar nga zhurma e raketave, apo bombat dhe antitanket. Është e rëndësishme që ne të mos e harrojmë, edhe pse njeriu përpiqet ta harrojë të keqen. Sidoqoftë është gjë e madhe, që duhet ta mbajmë atë që kemi, lirinë, vendin tonë që është i mrekullueshëm siç e ka bërë Zoti, natyra, mundësitë që të jetojmë në një komunitet që flasin gjuhën e nënës dhe që askush nuk ka imponon me dhunë një gjuhë tjetër, e deri tek mundësia për të zgjedhur dhe votuar, për të thënë dua këtë apo dua atë tjetrin që janë gjëra me të cilat ne jemi mësuar dhe duket sikur i kemi aty pavarësisht nëse ne i mendojmë apo nuk i mendojmë, i mbrojmë apo nuk i mbrojmë, po në fakt nuk është kështu. Fatmirësisht ne gjendemi në një pozicion dhe në një kontekst, dhe jemi shumë herë më të mbrojtur se ukrainasit. Por edhe në respekt të të gjithë atyre që do të donin të ishin sot, ne duhet t’i japim më shumë përgjegjësi qytetare dhe t’i japim më shumë vlerë që të jetojmë në qytete që nuk janë të shkatërruara nga bombat dhe nuk na kërkohet t’i mbrojmë me armë, por t’i mbajmë pastër”, ka deklaruar Rama.
