Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se rezultati i sotëm i votimeve ishte braktisje në masë e Edi Ramës. Ai hodhi akuza edhe ndaj KQZ-së.
“Sot shqiptarët braktisën në masë maskaradën e Edi Ramës. 84% e shqiptarëve nuk votuan. Edi Ramën e votuan më pak edhe socialistët krahasuar me vitin 2015. Organizata e Rilindjes votonte vetë, numëronte vetë dhe certifikonte vetë. Kjo është një parodi.
Edhe pse votimet ishin në çdo element të tyre sikur të ishin votime të brendshme të PS-së, u shoqëruan me manipulime masive. Votime të shumëfishta nga i njëjti person dhe mbushje kutish.
KQZ kjo vegël e verbër e Edi Ramës shkeli çdo nen kushtetues. Rezultati i sotëm provon çdo akuzë që ne kemi bërë kundër Ramës
Ju jam mirënjohës që iu përgjigjët thirrjet time për të refuzuar dhunën”, theksoi Basha.
