Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Edmond Arizaj / Lutuni për mjekët dhe infermierët që të jenë mbinjerëzorë

12:38 / March 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Edmond Arizaj

A e dini kush janë më të rrezikuarit sot nga koronavirusi?

Kush nuk mund të rrijë dot në shtepi për t’u izoluar për t’u mbrojtur sa të kaloje piku i epidemisë? Kush madje as nuk mundet dot të ankohet, të bëjë naze, apo të shkruaje statuse në FB?

Mjekët dhe infermierët e infektivit, e pastaj gjithë bluzat e bardha që do të përballen me virusin koronë. Kanë edhe ata frikë. Kanë edhe ata familje. Po si të gjithë edhe ata nuk janë prej guri. Por ndryshe nga të gjithë ata kanë bërë një betim.

E ndryshe nga të gjithë, ata e dinë se janë shpresa e vetme për njerëzit që do të kenë fatin e keq të preken rëndë.

Ne i kemi lincuar, i kemi akuzuar, i kemi përcudnuar, i kemi urryer, i kemi përzënë, i kemi poshtëruar. Por sot është koha të lutemi per ta. Po po. Lutuni që të kene sa më shumë fuqi. Lutuni që të mos dorëzohen. Lutuni që të jenë mbinjerëzore. Lutuni për ta, sepse luteni për veten. Ata do duhet të përballojne jo vetëm semundjen, por edhe panikun, stresin dhe papergjegjshmerine tone, të njohur tashme. Ata janë heronjtë. Por nga sot, na duhen mbiheronj, sepse nuk dihet sa ditë do të punojnë pa ndaluar. Lutuni për këtë… kërkoni dhe ndjesë, diku mes lutjesh.

Edmond Arizaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

Prokurori, Pelikani dhe 4.5 Miliardët

20:39 / June 1, 2026

Ripërpëlitja

22:38 / May 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.