Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Edmond Tupe dhe djali i tij rezultuan pozitiv me COVID, profesori: Unë nuk u dorëzova, por im bir zuri shtratin

15:56 / September 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tupe 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Profesor Edmond Tupe flet pas shërimit nga Covid-19. Ai është shprehur se pavarësisht kujdesit, në familjen e tij tre anëtarëshe ka dalë pozitiv ai dhe djali, kurse bashkëshortja jo.

Në një intervistë për Fax Neëë, Tupe ka thënë se fillimisht është ndjerë i lodhur dhe i këputur, dhe më pas nëpërmjet mjekut të familjes është lidhur me ISHP, të cilët i kanë bërë tamponin nga ku ka dalë pozitiv. Tashmë që në familjen e tij e kanë kaluar betejën me infeksionin, ai tregon ndjesitë e para të infektimit.

“Në familjen tonë jemi tre veta bashkëshortja djali im edhe unë. Deri para një muaji ne nuk kishim asnjë shqetësim. Djali dhe nusja rrinin brenda, unë duke u armatosur me të gjitha mundësitë e mia për të mos u prekur nga virusi bëja pazare në orare kur nuk kishte njerëz, vija maskën, mbaja distancën dhe laja duart pafundësisht.

Shumë i kujdesshëm, ime shoqe gjithashtu. Pastaj erdhi një ditë që unë u ndjeva i këputur, i lodhur. Njoftova mjekun, pastaj me anë të mjekut të familjes lajmërova qendrën epidemiologjike për të bërë tamponin. Unë dola pozitiv dhe djali ishte pozitiv, djali kishte zënë shtratin. Unë jo, qendrova, nuk u dorëzova, ndërsa nusja jo, mesa duket ishte asimptomatike.

U kuruam me ilaçet e duhura. Mua mu deshën dy ditë dhe e mora vetën pa zënë shtratin, por im bir qëndroi 7-8 ditë. Unë pata një ditë temperaturë, pastaj pata këputje. U kuruam, por fatmirësisht nuk patëm probleme me frymëmarrjen, djali kishte temperaturë. Bëmë sërish tamponin, pasi kaluam ethen e madhe dhe doli që unë dhe ime shoqe ishim negativ dhe djali ishte pozitiv. Pas disa ditësh edhe djali e kapërceu. Përfundimi ishte se do të vazhdonim të mbanim të mprehur shpatën e vigjilencës.

Unë i jam mirënjohës mjekut të familjes. Që para se të fillonte Covid-19 më kishte thënë shto dozën e vitaminës C. U bëj thirrje bashkë atdhetarëve që të mos e heqin maskën, të lajnë duart vazhdimisht.”- tha Tupe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.