Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Eduard Zaloshnja / Ç’do të bëjë PD-ja pas shkarkimit të Metës?

17:24 / July 8, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eduard zaloshnja 1 1 1 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

PS-ja duket e vendosur t’i shkojë deri në fund shkarkimit të Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Hapin e parë po e hedh sot me krijimine komisionit hetimor për 9 shkeljet e kushtetutës, që, sipas saj, ka kryer Meta. Hapi i dytë do të jetë votimi në senacë plenare për shkarkimin e tij (rezoluta kundër Metës mori 100 vota nga 93 që duhen për shkakrkimin e presidentit). Ndërsa hapi përfundimtar do të jetë ai i përzgjedhjes së disa anëtarëve të gjykatës kushtetuese, për të krijuar kuormin e mjaftueshëm për certifikimin e shkakrimit.

Gjasat janë që të gjithë këta hapa të përmbyllen para 13 tetorit (datës që ka ridekretuar Meta për zgjedhje lokale), në mënyrë që PS-ja t’i përgjigjet kërkesës së Departamentit të Shtetit dhe Bashkimit Europian për konfirmim të ligjishmërisë së votimit të 30 qershorit në gjykatën kushtetuese, para asaj date. Argumenti që do të përdorë PS-ja do të jetë se presidenti u shkakrkua pikërisht se deshte të anullonte zhvillimin e votimit në 30 qershor, datë që e kishte dekretuar vetë më parë, bazuar në kushtetutë e kod elektoral.

Në qoftë se ngjarjet ndjekin këtë kurs, hapi tjetër i PS-së do të jetë ai i zgjedhjes së presidentit të ri. Dhe kë do të propozojë PS-ja?

Dy ditë para 30 qershorit, Rama ishte i ftuar në emisionin RealStory të Sokol Ballës. Një nga panelistët i tha Ramës se me shkakrimin e Metës, do të instalohej një socialist edhe në presidencë. “Kush tha që presidenti i ri do të jetë socialist?” ishte përgjijgia e menjëhershme e Ramës. “Ky përbën një lajm të madh,” tha panelisti, dhe vazhdoi të ngulmonte për të mësuar diçka më tepër për presidentin e ri “josocialist”. Por Rama kaloi në një temë tjetër…

Ato fjalë të Ramës të japin një ide fillestare mbi konturin e dialogut të tij me PD-në, aq shumë të kërkuar nga Departamenti i Shtetit dhe Bashkimi Europian. Duke i ofruar PD-së që të propozojë një kandidat për president, praktikisht Rama e bën atë pjesëmarrse në krijimin e gjykatave më të larta të vendit. Kjo, sepse presidenti ka të drejtën e emërimit të disa anëtarëve të tyre të përhershëm (aktualisht këto gjykata po të plotësohen me anëtarë të përkohshëm).

Në qoftë se dialogu fillon, kuptohet që emri i presidentit të ri nuk do të jetë çështja e vetme që do të diskutohet. Një sërë reformash, duke filluar nga ajo elektorale, do të diskutohen gjithashtu. Dhe ç’është më e rëndësishmja, do të diskutohet se kur do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare e me ç’qeveri do të shkohet në to.

Por a do ta pranojë PD-ja dialogun me Edi Ramën pas shkarkimit të Metës?

Në qoftë se e pranon, praktikisht mbyllet bashkëpunimi i saj me LSI-në dhe do t’i duhet të garojë kundër koalicionit të PS-së vetëm me koalicionin e saj tradicional.  Partitë e këtij koalicioni (PD, PR, PDIU, LZHK, PAA, PDK, PBDNJ, etj.) e kanë patur kuotën e vet më të lartë elektorale në vitin 2009, kur morën në total 760 mijë vota.  Ndërsa partitë e koalicionit socialist (PS, PSD, PDS, etj.) e patën kuotën e tyre më të lartë në vitin 2017, kur morën 785 mijë vota. Këto kanë qenë dy vite kur PD-ja dhe PS-ja, përkatësisht, futeshin në zgjedhje pas një mandati qeverisës. Pas mandatit të dytë, PD-ja dhe satelitet e saj pësuan tkurrje, ndërsa PS-ja dhe satelitet e saj mbetet të shihen nëse do të pësojnë tkurrje, kur të zhvillohen zgjedhjet parlamentare të rradhës…

Në qoftë se PD-ja nuk e pranon dialogun me Ramën pas shkarkimit të Metës, praktikisht futet në kurs përfundimtar përplasje me Departamentin e Shtetit dhe Bashkimin Europian, duke e lënë veten jashtë çdo institucioni (nga presidenca deri tek bashkia më e vogël). Në këto kushte, trysnia perëndimore do të jetë jashtëzakonisht e lartë, që opozita të mos shkojë drejt dhunës (e pamë sa e fortë ishte kjo trysni para 30 qershorit).

Përvoja e sjelljes së 6000 trupave ushtarake në vitin 1997 (për të shmangur luftën civile) i ka bërë kanceleritë perëndimore shumë alergjike ndaj akteve të dhunës në Shqipëri (pavarsisht kush ka qenë në pushtet atje dhe këtu, të majtë apo të djathtë). Në shtator 1998, ato i dhanë ultimatum Berishës të tërhiqte të vetët nga institucionet që kishin pushtuar me antitanke e kallashnikovë. Ndërsa në janar 2011, i dhanë ultimatum Ramës që të mos vazhdonte me protesta të dhunshme. Pas atij ultimatum, ai marshoi me lule në dorë, vetëm disa ditë pasi garda e Berishës i kishte vrarë katër protestues me duar në xhepa në bulevard…

Në qoftë se Meta shkakrohet, PD-ja vërtet do të jetë para një udhëkryqi të vështirë…(Real story)

eduard zaloshnja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbërrin në Kuvend mes tensioneve dhe bllokimit të seancës

14:56 / July 23, 2026

Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës s’lejojnë prezantimin e raporteve për ‘Territorialen’! Boçi i bllokon foltoren Maznikut

14:15 / July 23, 2026

Protestues të maskuar nxisin përplasjen para Kuvendit! Tregojnë edhe gishtin e mesit 

14:07 / July 23, 2026

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, seanca ndërpritet sërish

13:01 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.