Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Eduart Halimi/ Për reformën në drejtësi dhe lajmi i Zaev për ndërprerjen e vetingut në MV

13:52 / November 23, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eduart halimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

BE ka nderprere fillimin e procesit te vetingut per gjyqtaret dhe prokuroret ne MV- deklaroi dje Zoran Zaev, kryeminister. Ata na thanë –citoj Zaev- se nuk keni njerëz, nuk keni si të plotësoni vendet që do të mbeten bosh”.

Ne tetor 2015, ne perpjekje per te qene racionale i shprehem Komisionit te Venezias (KV) shqetesimin se ishim vend i vogel dhe se ecja horizontale (shkrirja e institucioneve te vjetra dhe ngritja e te rejave njeherazi) do krijonte kaos, se nuk do kishim burime per te plotesuar vendet vakante qe do krijoheshin nga shkrirja ne teresi!

4 dhjetor 2015 Opinion Interim

  1. “Komisioni i Venecias vëren se ….krijimi i kaq
    organeve të reja do të kërkojë rekrutim masiv të
    profesionistëve ligjorë ndërkohë që numri i
    kandidatëve që zotërojnë arsimin, trajnimin, përvojën
    dhe pavarësinë e nevojshme mund të jetë disi i
    kufizuar në një vend kaq të vogël sa Shqipëria.”

12 mars 2016 Opinion final Venezia ndryshon paragrafin 65 te mesiperm:

  1. …Gjatë vizitës në Tiranë relatorët u siguruan që
    në Shqipëri ka një numër të mjaftueshëm
    personash të kualifikuar për të plotësuar këto
    vende me qëllim që sistemi i ri të mund të
    funksionojë

Nentor 2019, i vetmi vend ne bote pa Gjykate Kushtetuese dhe Gjykate Supreme (Gjykate te Larte), kaos ne plotesimin dhe funksionimin e Gjykatave ne te ardhmen. Arsyeja (jo e vetme): NUK KEMI BURIME njerezore qe zoterojne pervoje integritet dhe pavarsi. Gjykata e apelit ne prag kaosi.

Ajo qe dua te percjell sot lexuesit, pra qellimi primar pse u ula te rendis faktet si me siper eshte thelbesisht teknik lidhur me kete lajm. ( Per kaosin ne GJK do te shkruaj nje dite tjeter pak me gjate). Nuk dua te permend as debatin politik si sot 4 vjet me pare, as se kush “e siguroi relatoret e Komisionit te Venezias” dhe as argumentet pro dhe kunder vetingut. Ajo qe kryeministri Zaev permend si deklarate te BE per MV eshte thelbesisht e njejte me deklaraten e KV 4 vjet me pare, prg.65 qe ishte pranimi i nje shqetesimi racional dhe te arsyeshem.

Une nuk mendoj se BE dhe Zaev kerkon te mbroje gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar ne Maqedoni, dhe as se BE ka ndruar qendrimin per luften ndaj korrupsionit ne drejtesi, ne Shqiperi, MV apo vendet e tjera kandidate. Sepse ndersa i kerkon Zaev te stopoje vetingun, Shqiperise ne te njejten kohe eshte duke i kerkuar ndershkim penal te metejshem! Por ajo qe une kuptoj nga deklarata e Zaev eshte se qendrimi i BE ne 2019 eshte racional dhe i arsyeshem. Po aq racional sa qendrimi KV ne 4 dhjetor ne paragrafin 65.

Ne konkluzion te qellimit primar te ketij shkrimi dua te percjell disa mendime thelbesisht teknike per lexuesin ne reflektim te lajmit te mesiperm

E para: BE nuk do te mbroje gjyqtaret/prokuroret devijante nga vetingu as ne Maqedoni dhe as ne Shqiperi. Ajo deklarate eshte ne perputhje te plote te shqetesimit teresisht racional te para 4 viteve te certifikuar nga KV ne 4 dhjetor 2015.

E dyta se qendrimi racional kunder draftit te ndryshimeve kushtetuese para 4 vitesh nuk ka qene kurre qendrim kunder reformes! (Se i bie qe sot BE eshte kunder reformes, gje qe nuk eshte eshte e vertete) por ka patur si shume te tjera, shmangien e kaosit sot

E treta kur behen reforma te rendesishme, me qellime afatgjata ka nevoje te degjohen zerat racionale, zerat e profesionisteve (KV) dhe po ashtu te mbeshteten ata.

E katerta, MV dhe BE, po mesojne nga gabimet tona dhe ndoshta ata jane ne rregull, sepse e nderprene rrezikun, por per ne ka nje klecke, sic thote A. Robbins tek “Unlimited Poëer “, KOHA. Sado te mesojme nga gabimet nuk e zhbejme dot KOHEN, 3 vite pa GJK dhe GJL dhe as KOHEN per vitet e tjera qe na presin per te krijuar dhe shqyrtuar mijera dosje stock neper gjykata.

Por nga ky lajm dhe reflektim prej tij mund te mundohemi qe mos e zhytim drejtesine akoma me shume ne kaos. Ate qe beme duke rrafshuar horizontalisht GJK dhe GJL dhe pastaj te mendojme per ta plotesuar duhet te mos na ndodhe me Apelet. Por duhet ecur ne menyre vertikale, skano (kalo ne veting) gjej burimet, dhe ploteso, pjese pjese. Pastaj vijo me pjesen tjeter po ne menyre vertikale. Kjo menyre veprimi racionale mund ta shpetoje nga kaosi i ardheshem pasi te shpetojme nga kaosi aktual./ Marrë nga profili ne rrjetet sociale te Eduard Halimit

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

21:40 / September 18, 2026

Ku e lamë?!… Te rregullorja

10:37 / September 18, 2026

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

21:19 / September 17, 2026

10 arsye përse Kosova arriti këtu

20:01 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.