Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Efektet anësore të vaksinave ndaj COVID, epidemiologu tregon simptomat

13:09 / February 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ilir Alimehmeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku Ilir Alimehmeti ka treguar efektet anësore të vaksinave kundër koronavirusit të tre kompanive të mëdha prodhuese, AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alimehmeti ka sjellë përditësimet nga Francë për gjysmën e shkurtit, kanë treguar 971 raste me reaksione të padëshirueshme ku 93% janë raste simptomash të ngjashme me gripin.

72% e rasteve ndodhën brenda 24 orëve të para, ndërsa ka edhe 1 rast vdekjeje.

Pavarësisht rasteve të tilla, numri i personave që përfitojnë nga vaksina të tilla janë shumë më të mëdha.

Postimi i plotë i mjekut:

Farmakovigjilenca në Francë ka filluar të raportojë qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme për efektet anësore të vaksinave AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna.

Organi zyrtar ANSM (Agence Nationale de Sécurité du Médicament), raportoi këtë të premte të dhënat e përditësuara. Në detaj:

AstraZeneca (6-18 shkurt 2021):

971 raste me reaksione të padëshirueshme janë deklaruar dhe analizuar .

93% janë raste simptomash të ngjashme me gripin.

72% e rasteve ndodhën brenda 24 orëve të para.

Ndër 4 rastet e rënda, u vunë re:

1 aksident cerebrovaskular,

2 raste me humbje të shijes,

1 vdekje e sinjalizuar nga ANSM por që është ende nën hetim.

Pfizer-BionTech (27 dhjetor 2020 – 18 shkurt 2021):

5.331 raste me reaksione të padëshirueshme,

169 vdekje të palidhura me vaksinën. ANSM deklaron se “të dhënat aktuale nuk lejojnë të nxirret përfundimi nëse vdekjet janë të lidhura me vaksinimin”.

75 raste të rënda hipertensioni arterial,

56 raste të rënda çrregullimesh të ritmit të zemrës,

10 raste të rënda paralize faciale.

Moderna (22 janar – 18 shkurt 2021):

148 raste me reaksione të padëshirueshme,

9% e tyre ishin reaksione të rënda,

Ndër 4 raste të rënda ndodhën:

1 rast me konvulsione,

1 rast me çrregullim të ritmit të zemrës,

1 rast insulti cerebral, dhe

1 vdekje (nën hetim).

ANSM shprehet në favor të qartë të përdorimit të vaksinave pasi raporti përfitim/risk është qartësisht në favor të përfitimit.

Në linkun më poshtë mund të gjeni faqen zyrtare të farmakovigjilencës së ANSM, por që nuk është përditësuar ende me të dhënat e javës së fundit.

Të gjithë raportet (9) mund t’i gjeni në faqen zyrtare të ANSM.

covid
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.