Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Efektet e karantinës/ Gruaja s’i dha lekë për kafe e raki, burri në Farkë e kërcënon: Këtu bëhet çfarë them unë

18:53 / April 13, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa e pinë kafen fshehtas, duke e marrë në gota plastike dhe duke vrapuar. Të tjerë janë bindur me masat e forta anti-Covid ndaj dhe mjaftohen me kafe e raki në shtëpi. Por në karantinë mund të bëhet sherr me familjen për të dalë nga shtëpia, për t’i patur lekët gati që sa të zbardhë dita që me to të blihet raki e kafe. Kjo është historia e një burri që u arrestua në darkë sepse mezi po priste mëngjesin për t’u drejtuar drejt lokalit. Me këtë plan ndër mend, ai nuk ka hezituar të dhunojë gruan me të cilën ka dy fëmijë të vegjël dhe vjehrrën, pasi asnjëra nuk i dha para.

M.Gj. është nga fshati Zaranikë, pohon për Gazetën “Si” një burim policor në Farkë, që ka treguar se si 43-vjecari u prangos nga policia pas dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortes, e cila kishte refuzuar t’i jepte para për kafe dhe raki. Burri i dhunshëm rezulton të ketë qenë edhe më parë i dënuar për të njëjtën akuzë dhe ka bërë një vit burg.

Policia nënvizon se kallëzimi u dorëzua në policinë e Farkës nga shtetasja B.I., bashkëjetuese me 43-vjeçarin.

B.I. rrëfen: “Me M. bashkëjetoj dhe kam dhe fëmijë të vegjël, por ai më ka rrahur edhe herë tjetër. Është dënuar me një vit burg më herët për dhunën e ushtruar ndaj meje në prani të sime meje”.

Gruaja shton para policisë se u gjend nën sulmet e partnerit rreth orës 20.00 të mbrëmjes. “Ishim të gjithë në banesë, dy fëmijët dhe nëna ime dhe M. Ai kërkoi para për të pirë kafe dhe raki ditën tjetër në mëngjes. I thashë që nuk kam lekë se jemi pa punë dhe se kafe e raki ka në shtëpi. Më pas M. i kërkoi lekë nënës. Për ta qetësuar i thashë që lekët që kishim do blija vitamina për nënën dhe se kur ajo të merrte pensionin do i jepnim lekë”, thotë B.

Siç përmendet më tej, familjarët dëshmojnë në polici se në këtë çast dhunuesi ka dalë nga kontrolli. “Nuk jam lodra juaj, këtu bëhet çfarë them unë, se unë jam burri”, ka bërtitur ai duke sharë më tej e ofenduar dy gratë. Në këtë çast, 43-vjeçari ka qëlluar me shkelma, ka marrë thikën dhe ia ka vendosur në fyt partneres. Policia shpjegon se M.Gj. ka goditur menjëherë me shkelma e grushte në fytyrë edhe vjehrrën. Gruaja shton se nuk ka bërë celebrim dhe lidhje martese me të akuzuarin, pavarësisht se ka dy fëmijë me të. Menjëherë pas denoncimit, policia ka asistuar me psikologë edhe në pyetjen e vajzave të vogla dhe dy grave të dëmtuara, nënë e bijë me njëra-tjetrën. Vetë dhunuesi pasi ka parë se përfundoi sërish në burg ka deklaruar vetëm kaq: “Do flas në një moment tjetër”. Një qëndrim i tillë është kuptuar nga efektivët si pendesë, për sa kohë ai – në vend të kafes e rakisë – në komisariat ka kërkuar diçka tjetër më të rëndësishëme: një avokat mbrojtës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijon zjarri në Dukat, flakët përhapen në malin e Çikës, ndërhyjnë edhe dy avionë

19:19 / August 21, 2026

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026

Beteja me flakët/ “Lëvizni, të gjithë jashtë”, nis evakuimi në Gojan të Madh të Pukës, digjen 4 banesa! 4 familje largohen nga shtëpitë në Mirditë

17:18 / August 21, 2026

Ikën Sokol Sadushi/ Hapet gara për të zgjedhur kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë!

16:59 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.