Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Efektet shëndetësore afatgjata të Covid-19/ Nga rënia e flokëve te gulçimi e humbja e kujtesës

08:50 / November 29, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
covid spital
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Personat e shtruar në spital për javë të tëra pa lëvizur, ngrënë apo folur siç duhet vazhdojnë ende t’i ndjejnë pasojat e koronavirusit. Disa nga efektet afatgjata të koronavirusit janë lodhja, gulçimi, dhimbja e muskujve, e kokës, ekuilibri i dobët dhe humbja e kujtesës.

Shumë njerëz me simptoma serioze të Covid-19-s po përballen me efektet e tij afatgjata disa muaj pas daljes nga spitali.

Në Barcelonë, 56-vjeçari Pablo Aguilar është njëri prej tyre. Ai kaloi tre muaj në spital, prej të cilëve një muaj nën kujdes intensiv. Tashmë kanë kaluar pesë muaj që kur ai doli nga spitali.

“Jam befasuar sepse kam menduar që në këtë pikë do të isha në gjendje të ecja më mirë. Efektet afatgjata që kanë mbetur janë të mëdha. Lodhem dhe kam frikë të dal vetëm në rrugë”.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fefektet shendetesore afatgjata te covid 19 nga renia e flokeve te gulcimi e humbja e kujteses%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Zoti Aguilar është pjesë e një grupi pacientësh që i mbijetuan Covid-19 dhe që po rehabilitohen në një spital publik të Barcelonës. Aktivitetet përfshijnë ushtrime për të forcuar muskujt dhe për të përmirësuar ekuilibrin dhe aftësitë e tyre aerobike.

Një tjetër pjesëmarrëse, 49-vjeçarja Eulalia Canela, nënë e dy fëmijëve, me profesion infermiere, u infektua ndërsa po kujdesej për pacientët me koronavirus. Ajo nuk u shtrua kurrë në spital, por vuante nga pneumonia dhe qëndroi në shtrat një muaj.

Në verë, kur mendoi se po përmirësohej, vuri re simptoma të reja si rënia e flokëve, mpirja e duarve dhe dhimbjet e muskujve. Asnjë ditë nuk më kalon pa dhimbje koke, thotë ajo. Kohët e fundit mjekët zbuluan se mushkëritë e saj nuk po funksiononin si duhet, duke ndikuar tek veshkat e saj.

“Koha e aktivitetit fizik zvogëlohet në tre ose katër orë (në ditë). Pjesën tjetër të kohës duhet të pushoni. Vjen darka dhe duhet t’u kërkoj fëmijëve që ta përgatisin vetë ushqimin sepse nëna e tyre nuk mund të ngrihet nga divani”, thotë infermierja Eulalia Canela.

Mjekja Ester Marco mbikqyr programin e rehabilitimit në të cilin po merr pjesë zonja Canela. Edhe ajo ishte infektuar me Covid-19 në pranverë, por ndryshe nga pacientët e saj, ajo u shërua shpejt dhe tashmë është kthyer në punë.

“Ne kemi dy grupe të mëdha pacientësh, pacientë të patrajnuar (nga trajtimi në kujdesin intensiv për shembull) të cilët lodhen dhe kanë dhimbje muskulore dhe kanë vështirësi me frymëmarrjen edhe kur pushojnë. Dhe kemi një grup tjetër pacientësh që kanë vështirësi në gëlltitje ose vështirësi në të folur”.

Zonja Marco vlerëson se rreth 15-20 për qind e pacientëve me Covid-19 të cilët u shtruan në spital do të kenë nevojë për rehabilitim serioz./VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit

11:14 / September 22, 2026

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ja vendimi i ri i Bordit të Transparencës

10:41 / September 22, 2026

GJKKO caktoi ‘arrest shtëpie’, Vlora Hyseni ndodhet jashtë Shqipërisë

10:37 / September 22, 2026

Trump TV nis transmetimet, përshkallëzohet përplasja e presidentit amerikan me mediat

10:34 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.