Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Efekti i vezëve te sëmundjet kardiovaskulare dhe parandalimi i hemoragjisë cerebrale

12:42 / April 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1581704929 veze 696x393 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngrënia e një veze në ditë mundet t’ju vijë në ndihmë kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas një studimi të publikuar në revistën Heart, njerëzit që hanë një vezë në ditë janë 18 përqind më pak të rezikuar nga vdekja e parakohshme për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.

I njëjti studim thotë se njerëzit që hanë një vezë në ditë janë 28 përqind më pak të rrezikuar nga ishemia apo hemoragjia cerebrale. Në studim u analizuan të dhënat e plot 400,000 të rriturve. Ata ishin të moshave nga 30 deri në 79 vjeç. Studime të tjera, analizuan regjimin ushqimor të pjesëmarrësve dhe sasinë e vezëve të konsumuara prej tyre.

Në harkun kohor të nëntë viteve, ata regjistruan të dhënat shëndetësore, duke u përpjekur për të kuptuar rolin e vezëve në shëndet. Njerëzit që kishin një konsum mesatar të vezëve – një herë në ditë- kishin më pak gjasa të prekeshin nga sëmundjet kardiovaskulare. Këtu përfshihet ataku në zemër, ishemia, hemoragjia cerebrale e sëmundje të tjera të të njëjtit grupim.

Vlerat E Vezëve Për Organizmin

Kolina
Shkencëtarët kanë provuar se kolina, kjo vitaminë e veçantë është materiali më i rëndësishëm ndërtimor i trurit. Nëse hani vezë, trupi juaj merr mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese. Mungesa e kolinës çon në rënien e kujtesës.

Sy Të Mprehtë
Vezët e pulave janë të pasura me luteinë. Kjo substancë është përgjegjëse për shikimin e qartë dhe të mprehtë. Me mungesën e tij, indet e syrit dëmtohen dhe shikimi përkeqësohet në mënyrë të pakthyeshme.

Vitaminë D Dhe Kalçium
Vezët janë të pasura me vitaminë D e cila ndihmon organizmin të përthithë më shumë kalçiumin dhe për të forcuar kockat dhe dhëmbët.

Më Shumë Vitaminë B
Vitamina B mbron lëkurën, flokët dhe mëlçinë. Biotina, vitamina B12 dhe proteinat e tretshme ushqyese kontribuojnë në forcimin e flokëve dhe lëkurës. Elementet që përmbajnë vezët e pulës promovojnë eliminimin e toksinave nga mëlçia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.