Që pas përfundimit të “Big Brother”, ndryshe nga ish-banorët e tjerë, Efi zgjodhi që të tërhiqej disi nga zhurma mediatike. Daljet e saj publike kanë qenë të rralla dhe të përqendruara vetëm sa u përket projekteve të saj.
Efi duket se i shmanget pyetjes në lidhje me të dashurin e saj. Ajo ka marrë një pyetje për të dashurin dhe gjatë një bisede virtuale të zhvilluar me ndjekësit e saj në “Instagram”.
“Je e lumtur me çdo gjë që deri tani çfarë ke arritur? Dhe a je akoma me të dashurin?”,është pyetje që ndjekësja i drejton Efit. Kjo e fundit i jep më së shumti përgjigje pyetjes së parë, por nëpërmjet saj na jep përgjigje me mesazhe të koduara dhe për pyetjen e dytë, siç janë fjalët “cikël i ri” apo “gjëra të këqija”.
“Normal që jam pafund e lumtur, por mund të themi se tani është një cikël i ri i jetës, që do të thotë, në momentin që ti e arrin diçka, për mua aty nis gjithçka, nuk është ajo rruga deri tek arritja, është rruga që ti do bësh për ta mbajtur të gjithë këtë. Kështu që, ka të mira, por ka edhe gjëra të këqija”, shprehet Efi.
Kujtojmë se gjatë verës, Efi udhëtoi drejt jugut të Francës, për të kaluar disa ditë pushime. E vetëm pak muaj më pas vjen edhe ky largim, që pritet të ndryshojë jetën e saj. Mbetet për t’u parë nëse ajo do të tërhiqet edhe nga rrjetet sociale, duke mbyllur kapitullin me famën, apo do të vijojë të jetë aktive në rrjetet sociale, ku si ka deklaruar vetë nuk dëshiron të flasë për “Big Brother”, apo për miqësitë e krisura aty brenda.
