Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Egbo: Dua të përballem me Mançester Junajtid e Çelsin. Nuk i them “jo” kombëtares

08:44 / July 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
egbo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emanuel Egbo është kthyer në personazhin e momentit në Shqipëri, por padyshime edhe në Nigeri, vendlindjen e tij, ku ka bërë bujë suksesi që arriti në drejtimin e Tiranës me të cilën u shpall kampione. Kjo arritje e çon atë tashmë si trajner në Ligën e Kampioneve ku ka luajtur dikur si futbollist me bardheblutë e ku ai shpreson që ekipi të bëjë aq mirë sa të ndeshet me superfuqitë e kontinentit.

Në një intervistë radiofonike për “Brila FM” në Nigeri, Egbo është pyetur nëse do të pëlqente të përballej me skuadra si Mançester Junajtid dhe Çelsi nëse arrinte të shkonte në fazën në grupe të turneut në një vit ku formula e kualifikimit është shumë më ndryshe.

“Këto lloj mundësish janë ato që ne po kërkojmë pasi kur fiton ndeshje të tilla, atëherë është momenti që Zoti të shtyn lart. Unë jam një person që nuk ka frikë dhe kjo është diçka që më ka ndihmuar të arrij çdo gjë. Do të dëshorja të ndeshem me këto lloj skuadrash në mënyrë që t’u tregoj atyre se e di çfarë po bëj, pasi nëse beson në vetvete, Zoti të jep gjithçka”, ishte përgjigja e Egbo.

Ai më pas u ngacmua për fakrin se kishte edhe pasaportën shqiptare, por e cilësoi suksesin e tij si 100% nigerian. “Unë mudn të kem pasaportë europiane, por nuk jam europian. Unë jam nigerian 100%. Eksperienca që kam marrë në Nigeri më ndihmoi në këtë arritje. Unë kam luajtur në kampionatin nigerian shumë mirë para se të largohesha, gjysmën e jetës e kam kaluar në Nigeri”, theksoi ai duke mos e fshehur se kishte ambicie që të drejtonte një ditë përfaqësuesen e vendlindjes.

“Unë e njoh skenën e futbollit në Nigeri dhe nëse më thërrasin që të vij e ndihmoj vendin tim, nuk do t’i thosha jo. Është një gjë e mirë kur vendi yt të thërret që të shkosh për t’i shërbyer” deklaroi Egbo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.