Një 45-vjeçar shqiptar akuzohet se ka dhunuar seksualisht një grua greke, e cila e takoi për të fituar një vend punë në një lokal në Kolonaki.
Pasi e takoi në lokal, shqiptari i sygjeroi që të vazhdonin shëtitjen në Gazi për një pije dhe më pas e ftoi që të shkonin në banesën e tij. Ajo e ndoqi dhe kur hynë në shtëpi, 45-vjeçari mbylli derën e shtëpisë dhe e dhunoi.
Megjithatë 30-vjeçarja ia doli që të shpëntonte dhe sapo doli nga banesa hasi një patrullë Policie, efektivët që ndodheshin në të vunë menjëherë në pranga shqiptarin.
Ai u dërgua menjëherë në Komisariat, ku edhe do të gjykohet për akuzën e përdhunimit, ndërsa e reja është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Marrë nga veteranos.gr