Skuadra e Holstein Klein ka tronditur Bayern Munich, duke fituar me penallti dhe duke e eliminuar kështu nga Kupa e Gjermanisë.90 minutëshi përfundoi me shifrat 2-2, një rezultat surprizë. Fillimisht takimi nisi mirë për bavarezët në minutën e 14-të,ndërsa Bartels për ekipin modest barazoi shifrat.
Në pjesën e dytë, pikërisht kur po kronometrohej minuta e 48-të Sane kaloi në avantazh skuadrën bavareze, ndërsa kur gjithçka u duk se ekipi i Hansi Flick e kishte suksesin e garantuar, Wahl për ekipin e Holstein Kiel barazoi shifrat në 2-2. Edhe pas 30 minutave të shtesës, nuk kishte një fitues, me skuadrat që iu drejtuan më pas penalltive, aty ku më e saktë u tregua skuadra e Klein u tregua më e saktë, duke shënuar 6 kundër 5 të Bayern-it.