Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ekonomia u rrit 4.06 %, INSTAT: Turizmi dhe sektori i ndërtimit ndikim të fortë në tremujorin e dytë

20:39 / October 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekonomia shqiptare vijon rritjen për të dytin tremujor me radhë. Gjatë muajve prill, maj dhe qershor ekonomia është rritur me 4.06% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në krahasim me 6 mujorin e parë të vitit 2023, INSTAT përllogarit një rritje prej 3.94% në gjashtë muajt e parë të vitit 2024.

Ndërtimi dhe turizmi janë dy sektorët që i kanë dhënë ndikimin kryesor rritjes ekonomike sipas të dhënave të Institutit të Statistikave. Aktiviteti ndërtues në këtë periudhë është shtuar me 10.10% më shumë se tremujori i dytë i 2023-shit. Ndërsa turizmi, përtej bumit të vizitorëve, renditet në vend të gjashtë me rritje prej 6,48% krahasuar me vjet.

Kontribut pozitiv kanë dhënë degët tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor me +1.12%, ndërtimi me +1.12 %, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia, me +0.86 %, aktivitete profesionale dhe shërbim administrative me 0.62%,   bujqësi pyje dhe peshkim me +0.17%,  aktivitete të pasurive të paluajtshme me 0.13%, aktivitete financiare dhe të sigurimit me 0.13 %;  arte, argëtim dhe çlodhje me 0.06%.  Taksat neto mbi produktet kontribuuan pozitivisht me 0.92%”. Negativisht ka kontribuuar grupi industri, energji dhe ujë me 0.96%, informacioni dhe komunikacioni me 0.11%.

INSTAT vëren gjithashtu se ndonëse ndërtimi është rritur, kanë ngecur shitjet e pasurive të paluajtshme duke ndikuar me një rritje minimale prej 0,13 përqind.

Ekonomia Instat turizmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.