Në vitin 1996, Partia Socialiste përjashtoi deputetin Sali Rexhepi, i cili mori pjesë në punimet e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996, rezultatin e të cilave opozita socialiste nuk e njohu. Menjëherë pas vendimit për të thyer bojkotin, Sali Rexhepi u përjashtua nga partia.
Situata pas zgjedhjeve të 26 majit të vitit 1996 ishte e tensionuar. Në 28 maj, opozita socialiste dhe aleatët e saj organizuan një miting të madh në sheshin Skëndërbej, ku policia e shtetit përdori forcën për shpërndarjen e mitingut duke dhunuar protestues dhe drejtues të opozitës socialiste. Disa deputetë të opozitës shpallën grevë urie me iniciativën e PAD e PSD, të cilës u bashkuan edhe deputetë të PS. Pak kohë më pas komuniteti ndërkombëtar shprehu kritika të forta për këto zgjedhje duke i cilësuar të manipuluara, megjithatë parlamenti u mblodh me nxitim në seancën e parë plenare, në 1 korrik të 1996, vetëm pak ditë pas zgjedhjeve, raporton tirananews.al
Në seancën e parë munguan deputetët e opozitës, duke përjashtuar deputetin Sali Rexhepi. Bashkë me deputetët e mazhorancës ai bëri betimin si deputet, dhe vazhdoi të mbante këtë mandat përgjatë një viti, aq sa ishte edhe jetëgjatësia e këtij parlamenti. Sali Rexhepi foli për herë të parë në Kuvend kur debatohej mbi liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Sali Rexhepi ishte zgjedhur deputet ne Librazhd, ne menyre te drejteperdrejte, jo me lista sikurse jane deputetët aktuale.
Tirananews.al sjell për lexuesit e saj fjalen e plotë te deputetit Rexhepi, i cili njihet si nje prej mjekeve me te njohur te Librazhdit dhe qe aktualisht punon ende ne Tirane.



