Ditën e sotme një prej lajmeve kryesorë në media ishte një takim i ndodhur para pak ditësh mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta në vilën e këtij të fundit te Gjiri i Lalzit.
Sipas këtij lajmi, njësoj si 6 vjet më parë, kreu i Partisë Socialiste, i shkoi në shtëpi Presidentit, tani që kërkon ta shkarkojë.
Por i pyetur nga portali “tirananeës.al” lidhur me këtë takim të supozuar mes Presidentit Meta dhe kryeministrit Rama në Lalëz, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi u shpreh se: “Ky është një thashethem plazhi!”.
