Moderatorja e njohur Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, po përjetojnë sot momentin më të bukur të jetës. Ata po kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre.
Çifti është duke festuar me miqtë dhe familjarët e tyre në një resort gjigant pranë Malit të Robit, vendndodhja e të cilit ofron pamje të mrekullueshme.
Për këtë dasmë ka ditë që flitet, por surpriza ishte Elvana Gjata, e cila kishte një rol të rëndësishëm në dasmë, celebroi çiftin.
Tirananews ka mundur të siguroj foto ekskluzive nga ky event që është ndër më të rëndësishmit e vitit sa i takon fushës së showbizzit.
Jonida duket e mrekullueshme, por nuk mbetet pas edhe dhëndëri!Shihni fotot e siguruara nga Tirananews.al.





