Eurodeputetët do të diskutojnë nesër paradite procesin e integrimit evropian për Ballkanin Perëndimor me Anëtarët e parlamenteve kombëtar nga rajoni.
Tryeza e rrumbullakët e nivelit të lartë do të hapet zyrtarisht nga Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli, i ndjekur nga një fjalim i Olivér Várhelyi, Komisioneri i ri Evropian për Zgjerimin e BE, në vizitën e tij të parë zyrtare në Parlamentin Evropian si Komisioner .
Ky takim do të ketw edhe një shkëmbim mendimesh mbi sfidat aktuale dhe perspektivat e ardhshme të politikës së zgjerimit të BE midis eurodeputetëve dhe deputetëve, duke përfshirë drejtuesit e grupeve politike dhe parlamentare, nga vendet në Ballkanin Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi , Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Një pjesë e veprimtarisë së hapur për publikun do të prezantohet nga eurodeputetja Tonino Picula, raportuese për Malin e Zi dhe Kryetar i grupit të punës AFET për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të pasohet nga shkëmbimi i mendimeve ndërmjet raportuesve të përhershëm etj. / tirananews.al