Saimir Hasalla pritet që të jetë një nga kandidatët e PS për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për ish-kryetarin e Bashkisë Peqin i propozuar nga PDIU.
Ka qenë vetë Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla që ka publikuar një foto ku shfaqet edhe Hasalla, i cili ashtu si Aqif Rakipi, ka braktisur tashmë PDIU dhe ka kaluar majtas. Burime nga PS bëjnë me dije se ai do të jetë kandidat i saj në qarkun e Elbasanit.

