Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Komisioni Europian nuk pranon kërkesën e Holandës për regjimin e vizave për Shqipërinë

13:15 / July 3, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vizat shengen
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 31 maj Holanda dorëzoi zyrtarisht në Komisionin Evropian kërkesën e saj për pezullimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen.

Një debat i gjatë u zhvillua në Parlamentin holandez për këtë çështje, ndërkohë që më pas u miratua dhe kërkesa e iniciuar nga deputetja Toorenberg.

Në një letër dërguar Eurokomisionerit për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitri Avramopoulos, Robert de Groot përfaqësuesi i përhershëm i Holandës në Bashkimin Evropian, ka paraqitur dhe argumentet e Parlamentit të tij për këtë kërkesë që përmblidhen në tre pika.

Lexo edhe- Holanda bën hapin zyrtar, dorëzon në BE kërkesën për pezullimin e regjimit pa viza

Afati për shqyrtimin e kësaj kërkese është një muaj, datë e cila përfundon sot. Një zëdhënës i komisionit europian bën të ditur për tirananews.al se në situatën aktuale, rrethanat për të nxitur mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen.

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informacionin në dispozicion dhe të dhënat përkatëse, Komisioni konsideron se në situatën aktuale rrethanat për të nxitur mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen. Komisioni do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve të liberalizimit të vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza”, bën të ditur për tirananews.al zëdhënësi i KE-së.

emaili

Ky vendim i Holandës solli mjaft përplasje në Tiranë në sferën politike. Teksa maxhoranca shprehej se nisma është marrë nga deputetë që kanë qenë gjithmonë kundër integrimit, opozita e ka parë si rezultat i nivelit të ulët të luftës kundër krimit, korrupsionit dhe trafikut të drogës.

Lexo edhe- Nëse BE miraton kërkesën e Holandës, ja për sa kohë pezullohet lëvizja e lirë për shqiptarët

vizat be

Vetëm dy javë pas dorëzimit zyrtar të kërkesës së Holandës në Komisionin Evropian parlamenti holandez miratoi dhe qëndrimin zyrtar për çeljen e negociatave për Shqipërinë duke bërë të ditur se janë kundër hapjes së tyre. “Parlamenti i Holandës, në datën 12 të muajit qershor, miratoi një mocion ku i kërkonte qeverisë të mos pranojë për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Një vendim nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme, që në datën 18 qershor të hapen negociatat e pranimit do të ishte i parakohshëm”, do të njoftonte ambasada holandeze me 12 qershor.

Nëse kërkesa e Holandës do të miratohej atëherë pezullimi i lëvizjes së lirë do të bëhej për një afat prej 9 muajsh dhe gjatë kësaj periudhe Komisioni do të “krijojë një dialog të zgjeruar me shtetin e tretë në fjalë, me qëllim që të korrigjojë rrethanat në fjalë”./ tirananews.al

vizat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trafikimi i 6.7 tonëve kokainë, GJKKO lë në qeli 3 të arrestuar. Lirohet për arsye shëndetësore Gëzim Islami…

17:38 / June 14, 2026

Zvicra voton për kufizim popullsie/ “Do të ishte një ‘Brexit 2’”, çfarë ndodh nëse miratohet propozimi për të mos kaluar 10 mln banorë?

16:21 / June 14, 2026

Trafikimi i 6.7 tonëve kokainë nga Amerika Latine, GJKKO-së vendos masat për 5 të arrestuarit

15:16 / June 14, 2026

Rama i quajti protestuesit me ide fashiste, Berisha i përgjigjet: 200 mijë shqiptarë protestuan mbrëmë kundër teje…

13:58 / June 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.