Letra që Presidenti Ilir Meta i ka dërguar eurokomisionerit për zgjerimin, Oliver Varhelyi është bërë debat i ditës i politikës në Shqipëri, ku maxhoranca akuzon kreun e shtetit se del kundër çeljes së negociatave, ndërsa kreu i shtetit thotë se ajo letër ishte për të ndihmuar KE për të qenë më i vëmendshëm me një cështje kaq kritike sic është integriteti i Gjykatës Kushtetuese.
E kontaktuar nga tirananews.al zëdhënësja e Komisionerit europian për zgjerimin, Ana Pisonero Hernandez lidhur me këtë letër thotë se:
Presidenti Meta i ka dërguar një letër komisionerit Varhelyi ku i shpjegon se ai ka ndjekur rrugën ligjore për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Në përditësimin e fundit për Shqipërinë të publikuar më 2 mars, komisioni njeh se “Ekziston një mosmarrëveshje mbi emërimet e fundit të gjyqtarëve , për shkak të një interpretimi të ndryshëm të procedurës nga Presidenti i Republikës. Komisioni i Venecias do të japë opinionin e tij në mars të 2020”.
Komisioni mbi të gjitha nuk thotë se ka një interpretim ndryshe nga Presidenti, por se ka një interpretim të ndryshëm të procedurës për emërimin e një prej gjyqtarëve nga Presidenti i Republikës.
Komisioni nuk komenton mosmarrëveshjet mes autoriteteve në Shqipëri. Ne po presim të mendimin e Komisionit të Venecias të dalë së shpejti mbi këtë problematikë.

Letra u publikua në media një ditë më parë dhe për këtë reagoi edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter.
Lexo edhe- Rama: Për herë të parë një vend kandidat ka BE pro dhe Presidentin kundër
Menjëherë pas tij u përgjigj kreu i shtetit Ilir Meta në një konferencë për shtyp.
Lexo edhe- Meta i përgjigjet Ramës për letrën në BE: Jam i detyruar…