Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekskluzive / Makinat e djegura në Elbasan i përkasin gjyqtarit të shkarkuar nga KPK. Transferta të dyshimta

21:44 / April 17, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arben Vrioni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy automjetet e djegura në Elbasan i përkasin ish-gjyqtarit të shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Arben Vrioni.

Burime për tirananews.al bëjnë me dije se KPK evidentoi një sërë problemesh në pasurinë e gjyqtarit, përfshirë transaksione që u cilësuan të dyshimta dhe mungesë burimesh financiare për disa vite në shumë totale prej 9.3 milionë lekësh. Nga relatimi u kuptua se Vrioni kishte probleme me një kontratë për blerjen e një apartamenti në fillim të viteve 2000, mungesë burimesh të ligjshme për një apartament të dytë, një transaksion “të dyshimtë” me baxhanakun për të paguar shkollën e vajzës në Britaninë e Madhe dhe një sërë problemesh të tjera. Në mbrojtjen e tij, Vrioni përmendi prejardhjen nga një familje e njohur shqiptare dhe tha se kishte trashëguar prona që i kishin mundësuar pasurinë, ndërsa theksoi se paraardhësit e tij kishin firmosur deklaratën e pavarësisë. Ai vuri në dukje se nëna e tij kishte trashëguar pasuri dhe kishte marrë të ardhura nga kjo pasuri që i ishin dhuruar atij. Ai u bë emocional ndërsa foli për financimin e arsimit të vajzës në SHBA, ndërsa përmendi disa herë rezultatet e saj të shkëlqyera në shkollë.

Problemet

Vrioni kishte probleme me një kontratë për blerjen e një apartamenti në fillim të viteve 2000, mungesë burimesh të ligjshme për një apartament të dytë, një transaksion “të dyshimtë” me baxhanakun për të paguar shkollën e vajzës dhe një sërë problemesh të tjera të pasurisë. Qirko, gjatë relatimit dhe më pas në pyetje e përgjigje vuri në dukje se për blerjen e një apartamenti në vitin 2004 në Elbasan ishin një sërë kontratash që nuk përputheshin me njëra-tjetrën. Sipas relatores, blerja ishte nisur nga nëna e Vrionit në vitin 2002 e cila kishte paguar një kapar 1.5 milionë lekë, ndërsa banesa ishte vlerësuar në kontratë 4.5 milionë lekë. Kontrata ishte mbyllur dy vjet më vonë nga vetë Vrioni, i cili kishte blerë shtëpinë për 1.9 milionë lekë. Qirko tha më tej në seancën dëgjimore se nuk kishte asnjë shenjë në kontrata se çfarë kishte ndodhur me kaparin dhe e quajti atë të djegur, pasi nuk ishin përmbushur kushtet e kontratës. Po ashtu ajo pyeti Vrionin se çfarë kishte ndodhur dhe pse ishte ulur çmimi i shtëpisë nga 4.5 milion në 1.9 milionë. Vrioni i cili kishte shpjeguar se kjo pasuri ishte blerë me të ardhurat që nëna e tij kishte marrë nga shitja e një prone në Gjirokastër, pretendoi se kapari nuk ishte humbur, por ai nuk dha shpjegim mbi diferencën në çmim dhe as për mungesën e dokumentimit të asaj që kishte ndodhur me kaparin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Na shanë nga nëna”, dëshmia tronditëse e mikut të portugezit të vrarë: Autori e qëlloi me thikë në zemër

12:19 / August 22, 2026

Akuzat për shkeljen e privatësisë së fëmijëve/ Merr fund beteja ligjore, TikTok arrin marrëveshjen me SHBA-në, do t’i paguajë qeverisë amerikane 400 milionë dollarë

12:01 / August 22, 2026

“Piromani”/ Ndezi 6 vatra zjarri në Mirditë, arrestohet 62-vjeçari, përfshihen nga flakët 15 hektarë

11:11 / August 22, 2026

Zjarret në Shqipëri/ 32 vatra të raportuara, 6 mbeten aktive

11:05 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.