Ndryshimi i sistemit nga mazhoritar në proporcional ka bërë që Kuvendi të mbushet jo pak edhe nga “dembelë”. Madje shumica prej tyre ose nuk kanë folur në parlament, ose nuk kanë ndërmarrë asnjëherë një iniciativë për të propozuar një projektligj të ri apo një amendim.
Burime për tirananews.al, bëjnë me dije se nga 140 deputetë që pagujnë nga taksapaguesit, vetëm 23 prej tyre kanë bërë një kërkesë për të marrë informacione shtesë në lidhje me një çështje që qytetarë apo ata vetë si përfaqësues të tyre kanë shprehur shqetësime.
Nga dokumenti që zotërojmë, rezulton se për vitin 2018, në total janë depozituar 175 kërkesa për informacione të mëtejshme në Kuvend nga 23 deputetë. Por ajo që tërheq më shumë vëmendjen është që të drejtën për informacion e ka shfrytëzuar më shumë Erjon Braçe, i porsazgjedhur si zv. Kryeministër në qeverinë Rama.
Pas tij vjen deputetja demokrate Albana Vokshi e cila ka dërguar letra për fushat që mbulon komisioni i saj parlamentar.
Lista me emrat e 23 nga 140 deputetët që ka Kuvendi të cilët kanë depozituar për 2018 kërkesa për informacion:
Fatbardha Kadiu
Albana Vokshi
Erion Braçe
Nadire Meçorapaj
Grida Shqina
Jorida Tabaku
Sezai Rokaj
Ermonela Valikaj Felaj
Ervin Salianji
Oerd Bylykbashi
Besnik Baraj
Agron Shehaj
Rudina Hajdari
Myslim Murrizi
Nora Malaj
Lindita Metaliaj
Genc Pollo
Antoneta Dhima
Ismet Beqiraj
Luan Harusha
Endrit Brahimmllari
Kejdi Mehmetaj
Floida kerpaçi / tirananews.al
