Një ceremoni u mbajt në prani të drejtueses së muxhahedinwve Maryam Rajavi në Ashraf 3 në Shqipëri, të Dielën, për të përkujtuar viktimat e rrëzimit të aeroplanit të Ukrainës. Banorët e Ashrafit bënë homazhe ndaj 176 personave të pafajshme, të cilët humbën jetën pas rrëzimit të avionit, që sipas MEK u goditën nga trupat e Gardës Revolucionare të Khamenei (IRGC). Ata shprehën indinjatën e tyre ndaj regjimit kriminal klerik, ndezën qirinj dhe shtruan lule para fotografive të viktimat. Në fjalën e saj për këtë ceremoni, Maryam Rajavi tha: Ne jemi mbledhur për të përkujtuar 176 qenie njerëzore të pafajshme të vrarë nga IRGC-ja e Khamenei në rrëzimin tragjik të një aeroplani komercial, dhe të deklarojmë edhe një herë se (PMOI / MEK), Rezistenca iraniane dhe populli i Iranit nuk do të harrojnë.
Maryam Rajavi komentoi edhe protestat në iran. “Njerëzit e Iranit, veçanërisht të rinjtë dhe studentët, iu përgjigjën udhëheqësit suprem vrasës. Skenat e universiteteve në Teheran dhe qytete të tjera iraniane, dhe klithmat e njerëzve iranianë, studentëve, rinisë rebele dhe njësive të rezistencës shfaqën një pjesë të vogël të këtij zemërimi dhe rebelimi, dhe vullnetin e popullit iranian për të rrëzuar Khamenei që është burimi të fatkeqësive të tyre. Realiteti është se udhëheqësi suprem i mullahëve është zemëruar sot sepse atmosfera e turpshme e ndërtuar gjatë procesioneve të varrosjes së terroristit Qassem Soleimani ishte zhbërë brenda natës. Unë përshëndes Massoud Rajavi, Drejtuesin e rezistencës iraniane, i cili ka qenë zëri i popullit iranian dhe pionierëve të tyre, dhe zëri i njerëzve të shtypur përgjatë këtyre ditëve dhe viteve. Në çdo pikë kthese, ai i ka mbështetur ata dhe i ngriti kërkesat e tyre në një lartësi të re. Zëri shprehës i Masoud në rrethana të tilla u bë një shpresë dhe triumf për popullin e Iranit dhe sinjalizoi ditën e llogaritjes për ata që ekzekutuan dhe shtypën popullin tonë gjatë 40 viteve të fundit. Ka ardhur koha për shtypjen e regjimit çnjerëzor”.