Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekskluzive / Taulant Balla kërkon dënimin e deputetëve që nuk mbajnë maska: Po na rrezikohet jeta (Edhe një kritikë për Spiropalin dhe qeverinë)

19:23 / May 12, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla gjuyi 687x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla kërkon prej Byrosë parlamentare dënimin e të gjithë atyre deputetëve që shkelin rregullat e sigurisë gjatë seancave plenare. Burime për tirananews.al bëjnë me dije se në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Taulant Balla ka dhënë alarmin se po rrezikohet jeta e tyre . Balla nuk ka hezituar që të kritikojë edhe ministren Spiropali teksa i kërkon që qeveria duhet të jetë më shumë kërkuese lidhur me masat e reja shtrënguese që po aplikojnë vendet e tjera për përdorimin e maskës në ambiente publike, në ambiente të transportit publik apo në ambiente të tjera publike (këtu futet edhe Kuvendi i Shqipërisë)”, raporton tirananews.al.

“Unë dua t’u them deputetëve ose drejtuesve të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë që jemi të detyruar të vazhdojmë në këto kushte të domosdoshme të distancimit social. Ju besoj keni qenë në sallë kur unë e kam ngritur shqetësimin tim javën e kaluar për mosrespektimin e disa masave të rëndësishme nga ana e deputetëve të caktuar apo të anëtarëve të kabinetit të qeverisë. Pra, ne kemi vendosur në Konferencën e Kryetarëve, por më shumë Byroja e Kuvendit, që është institucioni përgjegjës për mbarëvajtjen e rregullave të Kuvendit të Shqipërisë, ka përcaktuar përdorimin e dorëzave dhe përdorimin e maskave. Unë nuk po them që të përdoret maska në foltore, sepse është e pamundur që të flasësh, por është e papranueshme që teksa unë, zonja Hajdari apo zoti Murrizi jemi të ulur në sallën e Kuvendit pranë nesh të kalojë zoti Gjuzi apo dikush tjetër pa maskë. Sigurisht, kjo gjë më

rrezikon mua, por rrezikon edhe atë që kalon pranë meje, sepse ne nuk dimë se cili nga ne mund të jetë mbartës i mundshëm i virusit. Prandaj, është e domosdoshme që rregullat e përcaktuara nga ana e Byrosë së Kuvendit të zbatohen të paktën për Kuvendin. Për këtë do ta nxisja zonjën Spiropali, që qeveria duhet të jetë më shumë kërkuese lidhur me masat e reja shtrënguese që po aplikojnë vendet e tjera. Franca dhe Gjermania janë dy vende, të cilat duhet t’i përdorim si referencë për përdorimin e maskës në ambiente publike, në ambiente të transportit publik apo në ambiente të tjera publike (këtu futet edhe Kuvendi i Shqipërisë, sepse nga përmbajtja apo quajeni si të doni është një ambient publik dhe mospërdorimi i maskës përbën shkelje). Nga ana e Byrosë së Kuvendit kjo gjë duhet të vlerësohet si e tillë dhe duhet të merren masa. Pra, edhe një herë: unë po flas për momentet kur ne deputetët shkëmbehemi në korridor me njëri-tjetrin, jo kur ndonjë prej nesh flet në foltore apo qëndron ulur diku, sepse në këto raste jam dakord që mund të mos e përdorë maskën”, janë shprehur burime për tirananews.al.

Ky qëndrim është përkrahur edhe nga përfaqësuesi i opozitës parlamentare Murrizi, i cili ka ironizuar edhe sjelljen gjatë seancave plenare të Spartak Brahos apo të Kujtim Gjuzit.

“Mbështes zotin Balla për masat, që nuk u zbatuan, por duke parë në seancën e kaluar se pjesa që nuk i mbante maskat ishte pjesa më vitale e Kuvendit: Spartak Braho, Kujtim Gjuzi, Selami Jenishehri dhe Koçi Tahiri, nuk besoj se përbën ndonjë rrezik pjesa rinore e tyre. Gjithsesi, kjo është në dorën e Kryetarit, që t’i detyrojë edhe këta të rinj t’i mbajnë maskat si ne, mosha e dytë, e tretë a e katërt”, ka thënë Murrizi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situata e zjarreve në vend/ 6 vatra aktive/ Vihet nën kontroll zjarri në Pukë, 214 forca në terren

11:20 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026

Krimi i rëndë në Kosovë/ Dyshohet se 25-vjeçarja shtatzënë u qëllua nga bashkëshorti, në spital mbërriti pa shenja jete

10:55 / August 24, 2026

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë mes luftës dhe thirrjeve për më shumë mbështetje

10:32 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.