Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Ekspertët e turizmit: Duhet ndryshuar infrastruktura që të justifikohen çmimet e larta

18:40 / September 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 450 36cc1703274fb9e7056741f1fc33b698
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria u vizitua nga një numër i lartë turistësh këtë sezon veror. Për ekspertët e sektorit, mungesa e informacionit, shërbimet dhe transporti janë pikat kryesore të cilat duhen përmirësuar në të ardhmen.

“Turizmi individual nuk është shumë i organizuar për mungesë të informacionit, konsumi i produktit, i destinacionit nuk është aq i lartë sa do ishte nëse do të ishte i organizuar”, u shpreh operatori turistik Besnik Vathi për “Euronews Albania”.

“Përgjithësisht shërbimet publike, dhe çmimet. Nga Saranda në  Ksamil ka qenë e vështirë të shkoje me transport publik për shkak të pamjaftueshmërisë së numrit të urbanëve, pritjes së gjatë nëpër stacionet e urbanit, mungesa e orareve dhe mungesa e koordinimit”, shtoi operatorja Flora Xhamani Baba.

Të pyetur edhe për deklaratën e Kryeministrit mbi turizmin low cost, i cili nuk do të zgjasë pasi vendi duhet të bëhet gati për një turizëm elitar, ekspertët pohojnë se rritja e çmimeve duhet të shoqërohet me cilësi më të lartë, e cila mund të realizohet vetëm me shtimin e shërbimeve dhe investimeve publike.

“Zgjedhja e llojit të turizmit nuk është në dorën e askujt. Të gjitha vendet e kanë turizmin elitar të organizuar. Edhe vendet e tjera që kanë turizëm të zhvilluar kanë turizëm low cost. Të bësh turizëm elitar është pjesë e shumë investimeve në infrastrukturë. Një turizëm elitar kërkon rrugë pa shumë trafik të renduara edhe shërbime edhe furnizues shërbimesh elitare. Turizmi elitar është pjesë dhe pasojë e zhvillimeve të njëpasnjëshme”,  u shpreh Vathi.

Shqipëria Turizem
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria zgjidhet Presidente e Forest Europe, reagon Rama: Shqipëria e tradhtarëve sapo u zgjodh me votë, si ka mundësi që…

10:49 / June 3, 2026

Costa: Shqipëria ka përmbushur piketat ndërmjetëse, nis fazë e re e negociatave me BE

13:09 / June 2, 2026

Rama: Shqipëria është më afër se kurrë realizimit të ëndrrës europiane

13:46 / May 30, 2026

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.