Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Ekspertët japin alarmin: Sëmundja misterioze neurologjike po “godet” të rinjtë

17:03 / January 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Truri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komuniteti mjekësor kanadez është thellësisht i shqetësuar për një sëmundje të re neurologjike që duket se po godet mosha të reja me rastet që janë shumëfishuar javët e fundit.

Ajo që i shqetëson ekspertët, sipas gazetës britanike Guardian , është se numri i rasteve të dyshuara po rritet me shpejtësi dhe se të rinjtë, pa sëmundje të tjera, paraqiten me simptoma shqetësuese si humbje peshe e papritur, pagjumësi, halucinacione dhe çrregullime mendore.

Shkencëtarët e kanë diagnostikuar problemin që nga pranvera e vitit 2021.

Simptomat e kësaj sëmundjeje misterioze janë zhvilluar edhe tek njerëzit që kanë qenë në kontakt të ngushtë me ata që e kanë pasur këtë sëmundje, gjë që mund të tregojë se faktorët mjedisorë janë të lidhur me sëmundjen dhe përhapjen e saj.

Sipas botimit në media britanike një rast i dyshimtë lidhet me një burrë që shfaqi simptoma të demencës dhe një problem motorik të metabolizimit. Demenca është një term që përshkruan një mori simptomash që mund të ndikojnë funksionet konjitive të një personi, duke përfshirë aftësinë për të menduar, memorien dhe arsyen. Demenca ka tendencë të përkeqësohet me kohën, por ka disa shenja të hershme që ajo mund të shfaq.

Gruaja e tij, e cila ishte kujdesur për të, papritur filloi të kishte probleme me gjumin, por edhe atrofi muskulore, halucinacione dhe tani është në gjendje më të keqe se burri i saj.

Në një incident tjetër, një nënë e re humbi papritur 3 kilogramë, pati pagjumësi dhe filloi të kishte halucinacione.

Një punonjës i Rrjetit Shëndetësor Vitalité, një nga dy shërbimet mjekësore më të raportuara në New Brunswick, i tha Guardian se ai kishte vendosur të mbante një qëndrim publik për këtë çështje për shkak të shqetësimeve rreth përkeqësimit me shpejtësi tek shëndeti i të rinjve në zonë .

Nga ana e tyre, autoritetet vendore po bëjnë të gjitha përpjekjet për të qetësuar qytetarët.

Ndërkohë, është bërë e ditur se nuk ka të dhëna për ndonjë ushqim, sjellje apo ekspozim ndaj faktorëve mjedisorë që çojnë në këto simptoma neurologjike .

Megjithatë, shkencëtarët kanadezë mbeten vigjilentë dhe brenda janarit do të kenë një pasqyrë më të mirë teksa do të ketë njoftime për 48 rastet nën studim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.