Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Eksperti i arsimit ngre alarmin: Shkolla ka nisur pa asnjë plan, duhej një buxhet i planifikuar për këtë situatë, por tani është vonë

14:56 / September 14, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ndricim Mehmeti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndriçim Mehmeti, eksperti i arsimit në një interviste për tirananews.al tregon se përse sipas tij ky vit arsimor ka nisur me mangësi të mëdha, lidhur kjo me situatën e krijuar nga pandemia. Mehmeti shpjegon se kemi 128 shkolla të rrënuara në dendësinë më të madhe të popullatës siç është Durrësi dhe Tirana. “Ne nuk dimë se sa mësues janë të prekur dhe sa e kanë kaluar. Nuk kemi test për ta”, shton ai. Po ashtu sipas ekspertit ka problem me numrin e mësuesve, pasi orët mësimore për ta janë shtuar. Mehmeti shpjegon se shumë herët duhej të ishte ishte përcaktuar një buxhet, ashtu si ka bërë edhe Kosova për të sheshuar këto dhe problem të tjera.

Shkolla nisi, pse ju si ekspert por edhe Partia Demokratike vijoni të këmbënguli se mësimi me turne nuk do të funksionojë?

Mësimi me turne nuk ka për të funksionuar sepse kanë vetëm 15 minuta për të zbrazur shkollat dhe për të pritur nxënësit e tjerë. Kohë që nuk mjafton për të kryer procedurat e duhura. Nuk duhet të harrojmë që nuk do jetë gjithmonë ky mot, për të hapur dritaret. Mos harrojmë që ne kemi problem me ngrohjen dhe me ujin të cilin e kemi me orar. Si do të bëhet dezinfektimi, si mund të jesh në shkollë në orën 16:00, errësirë, ftohtë.

Gjithashtu ju keni ngritur edhe problemin e maskës, ku qëndron shqetësimi juaj?

2 8

Nuk është përcaktuar se cila është cilësia e maskës që do të përdoret, kush do t’i sigurojë ato, sepse edhe maskat dhe dezifekrantët janë kosto për familjet. Maskat janë duke i paguar prindërit besoj e dini. Ka prindër që mezi u blejnë lapsat dhe fletoret fëmijëve.

Ku qëndron e meta për mënyrën se si do të funksionojë viti shkollor?

Shumë kohë më parë duhet të ishte përcaktuar një buxhet, ashtu si ka bërë edhe Kosova. Në Kosovë janë inspektuar të gjitha komunat dhe atyre u është akorduar një fond prej 2.8 milion eurosh vetëm për dezinfektimin, dezinfektantë dhe maska.

Dhe në Kosove janë marrë 150 mijë maska dhe veç këtyre ata kanë 1000 mësues të gatshëm.

Mos harrojmë që ne kemi një problem të madh që kemi mësues të moshës 45-60 vjeç që janë edhe më të rriskuar në këtë situatë. Madje e kanë të pamundur të suportojnë këtë mësim më turne dhe orare të zgjatura.

Ne kemi 1200-1700 mësues që bëjnë praktikën, merri dhe aktivizojini, kemi mësues të sistemi part-time, aktivizojini edhe ata. Në këtë mënyrë kemi mësues mjaftueshëm për të pasur performancën e duhur. Pasi sipas llogarive tona ne do të na duheshin 5000 deri në 6000 mësues. Por askush nuk na dëgjon.

Zoti Mehmeti në kemi një udhëzues që duket i qartë në çdo pikë..

Ai udhëzues nuk ka asnjë vlerë jo vetëm se nuk dihet se kush e ka bërë, por ai nuk ka dal me një urdhër apo me një vendim, nuk po them me vendim të Këshillit të Ministrave si në Itali, por të dali të paktën më urdhër të ministres. Sepse duhet të jemi serioz edhe me dokumentet që do të hartojmë./ Tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.