Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 42-vjeçar si autor të dyshuar për dy raste vënie eksplozivi në Elbasan, ngjarje të ndodhura në vitin 2017.
Në sajë të operacionit të koduar “Eksplozivi” është vënë në pranga A. S. 42 vjeç nga Tirana.
“42 vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim, pasi në maj të vitit 2017 në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se kanë vendosur eksploziv poshtë një automjeti, si dhe në derën e një diskoje në Elbasan”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Ndaj këtij shtetasi, i cili kohët e fundit fshihej në Vlorë, Gjykata e Apelit Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.