Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Ekspozita e Karikaturave “Media Freedom” në Shqipëri

20:01 / May 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 05 13 at 19.53.02
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Cartoon Movement në partneritet me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta dhe bashkëpunim lokal me Ambasadën e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Institutin Shqiptar të Medias, ka kënaqësinë të shpallë hapjen e Ekspozitës së Karikaturave “Media Freedom” në Shqipëri!

Kjo ekspozitë synon të nxjerrë në pah rolin e lirisë së medias në promovimin e mëtejshëm të parimeve demokratike dhe inkurajimin e diskursit publik. Karikaturistët, ilustruesit dhe artistët nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia u ftuan të përshkruanin vizualisht rëndësinë e lirisë së medias dhe gazetarisë së pavarur, si dhe të pasqyronin realitetet nga perspektiva e tyre, në vendet e tyre përkatëse.

Nga 186 aplikime nga 95 artistë gjithsej, një juri ekspertësh përzgjodhi 44 vepra të cilat janë ekspozuar në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor; një prej tyre dhe Shqipëria. Pas vlerësimit të plotë nga paneli i nderuar i jurisë së këtij konkursi, kemi gjithashtu kënaqësinë të prezantojmë karikaturistët e mëposhtëm, veprat e të cilëve u vlerësuan si më të shquarat:

Vendi i parë – Dušan Petričić – Serbia
Vendi i dytë – Armend Ajredini
Përmendje e veçantë – Anastasija Visekruna

Nëpërmjet gjithë këtyre punimeve, të gjithë me interes për median dhe artin, por jo vetëm, ftohen të dëshmojnë dhe festojnë përpjekjet e artistëve në advokimin për një kulturë gazetarie të lirë dhe transparente. Ekspozita e Karikaturave “ Media Freedom” në Shqipëri është pjesë e projektit “Media freedom cartoon competition 2024 – Western Balkans cartoon competition & exhibition” financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve te Ulëta dhe implementuar nga Cartoon Movement në bashkëpunim lokal me Institutin Shqiptar të Medias në koordimin me Ambasadën e Vendeve te Ulëta në Shqipëri.

WhatsApp Image 2024 05 13 at 19.53.03 1
WhatsApp Image 2024 05 13 at 19.53.03
WhatsApp Image 2024 05 13 at 19.53.02 1
WhatsApp Image 2024 05 13 at 19.53.02

Media Freedom
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

15:55 / October 23, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.