Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekstradohen “magazinieri” dhe “ngarkuesi” i “Los Blancos”, kërkuan përballjen me drejtësinë italiane

17:27 / November 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia e Tiranes1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jorin Llambro dhe Elvis Jaupaj, dy anëtarët e grupit të Los Blancos, pritet që të nisen drejt Italisë për tu përballur me drejtësinë e shtetit fqinj. Sot, Gjykata e Vlorës, miratoi ekstradimin e të dyve, pasi prokuroria e Firenzes në Itali i kërkon për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Siç shkruan dhe gazetari Elton Qyno, të dy të arrestuarit, kanë pranuar edhe vetë që të ekstradohen drejt Italisë, për t’u ballafaquar në gjyq me akuzat e ngritura.

Jorin Llambro nga Vlora ose i njohur me nofkën “Magazinieri, djali i një inxhinieri ndërtimi bënte një jetë të qetë mes qytetit bregdetar dhe Tiranës. I riu konsiderohej si koordinatori i kartelit dhe mbante përgjegjësi për maganizimin e ngarkesave që vinin nga vendet e Amerikës Latine.  Sipas hetimeve të kryera, Llambro rezulton të jetë ideatori i trafikut të 198 kg kokainë nga Holanda në Shqipëri, sasi e cila nuk mundi që të futej kurrë në Shqipëri pasi më 4 janar 2016 u kap nga Antimafia e Firences. Hetimet për sasinë e drogës vazhduan dhe pas 3 vitesh hetime, Llambo kërkohej që të përballej me drejtësinë italiane pasi akuzohej për “trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në Organizatë Kriminale”.

Ndërsa, Elvis Jaupaj në vitet viti 2016-2017 ka jetuar në Holandë. Ndryshe nga Llambo, Elvis Jaupaj ishte përgjegjës për mbledhjen e pakove të mëdha dhe ngarkesave të kokainës të vinin nga Ekuadori. Por edhe Jaupaj ka bërë gabime, pasi në shkurt të vitit 2017, 14.5 kg kokainë iu kapën në Torina, ndërsa 11.5 kg të tjera në Romë. Po me 25 nëntor të atij viti, Elvis Jaupaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria e Firences, njësoj si Llambo. Drejtësia italiane kishte mësuar lidhjen mes tyre dhe kërkonte prangosen e dy shqiptarëve. Por nuk mund të lihet jashtë grupit, Gentjan Manaj. I riu nga fshat Velçan i Vlorës ishte shok fëmijërie me Gramoz Rexhepin, i cili gjithashtu ka qënë aktiv me grupin. Megjithatë ai bënte një jetë të thjeshtë në kryeqytet, ku ishte punësuar si shofer ndërtimi.

Elvis Jaupaj Jorin Llambro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.