Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ekstremistët po “pushtojnë” edhe Tik-Tok

10:04 / July 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tiktok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tik-Tok është trendi më i ri muzikor. Përdoruesit mund të hedhin një sërë videosh dhe të shtojnë efekte të ndryshme.Gjithashtu, ka stile zërash të ndryshëm që njerëzit mund të imitojnë.

Aplikacioni është i dizajnuar për argëtim dhe vallëzim por si çdo gjë tjetër ka një anë të errët.Disa video kohët e fundit i referohen “Boogaloo Bois” organizata ekstremiste më e keqe që ka parë SHBA gjatë viteve të fundit.

Është e vështirë për të përshkruar grupin në mënyrë të përmbledhur. Gjerësisht ata janë militant ekstremist, sipas tyre çlirimtar të vendit, thellësisht mosbesues ndaj qeverisë dhe të përgatitur për një luftë civile. Ata janë pothuajse gjithmonë të armatosur rëndë.

Edhe pse platforma TikTok, ashtu si platformat e tjera kanë luftuar për ta hequr grupin nga aplikacioni, ekstremistët nuk ndalen.
Në fillim të këtij muaji, grupi i antitinformimit të mediave për Amerikën “Media Matters” publikoi një raport me videot ekstremiste të grupit që ishin shfaqur kudo në aplikacion.

“Në thelb, Boogaloo është krijuar nga disa njerëz që duan të krijojnë përçarje dhe dhunë dhe padyshim është kundër rregullave të TikTok për të treguar armë në video,” më thotë Angelo Carusone, presidenti i Media Matters.

TikTok veproi, duke hequr materialin dhe hashtags që grupi po përdorte.
“Nja dy javë më vonë, mendova se do të kontrolloja për të parë nëse mund të gjeja akoma video Boogaloo dhe i gjeta shumë lehtë,” shtoi Carusone.

Videot shpesh përfshijnë muzikën e çlirimit të vendit, shkrepjen e një arme dhe përdorimin e shqiptimeve dhe varianteve të ndryshme të hashtagut Boogaloo.Një përdorues tregon municionin dhe pushkën e tyre nëpërmjet vizatimeve.Megjithatë, shqetësuese është se ka një sërë grupesh të tjera që kanë krijuar influencën e tyre në këtë platformë.

Zakonisht ata krijojnë vide0 me veshjet e tyre luftarake para pasqyrës, ose pergatisin armët. Pjesa veçanërisht shqetësuese e gjithë kësaj është se janë të rinjtë disa nga njerëzit që hedhin video. Dhe natyrisht, njerëzit që e shikojnë këtë në TikTok janë gjithashtu të rinj.

Ndërkohëqë hulumtime të ndryshme tregojnë se pjesa më e madhe e përdoruesve janë në moshën 24 vjeç.

“Është një audiencë mbresëlënëse dhe një platformë e rrezikshme në duar të gabuara,” thotë Chloe Colliver nga Instituti i Dialogut Strategjik, një grup i mendimeve anti-ekstremiste.

TikTok gjithashtu më tha që kishte sisteme automatike që zbulojnë përmbajtje të papërshtatshme, por duket qartë se ato sisteme nuk po merren me këtë gjë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Microsoft: Të gjitha shërbimet tona tashmë janë funksionale

13:50 / November 14, 2026

Miliona njerëz pa akses në email, probleme me Outlook në të gjithë botën

20:18 / November 12, 2026

Meta përdor inteligjencën artificiale për t’i zbuluar adoleshentët që gënjejnë për moshën

23:00 / November 11, 2026

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

20:39 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.