Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ekzekutimi i biznesmenit, si u zbuluan vëllezërit që ndihmuan autorin. Çfarë filmuan kamerat e sigurisë

14:22 / March 26, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nard polia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Identifikohet autori i ekzekutimit të biznesmenit Ferdinant Polia, arrestohen tre bashkëpunëtorët.

Dy vëllezër nga Shkodra kanë luajtur rol kyç në vrasjen e Nard Polisë, ngjarje e ndodhur më 20 mars në Grudë. Kleandro Toma, 29 vjeç, dhe Gilbert Toma, 26 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, sipas hetuesve i kanë ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme autorit të vrasjes, duke i mundësuar strehimin, armatimin dhe mjetet për t’u larguar pas krimit.

I përfshirë është dhe një bashkëpunëtori i tretë, Alfred Martini. 20-vjeçari, banor i fshatit Bardhaj, jo shumë larg vendit ku ndodhi vrasja, dyshohet të këtë luajtur rolin e ndihmësit, duke qenë se e njihte mirë zonën.

Autori është identifikuar nga Policia, por për arsye hetimi nuk bëhet i ditur identiteti i tij, por jepen vetëm inicialet K.S., 29 vjeç. Ndonëse autori dhe tre bashkëpunëtorët e arrestuar janë nga Shkodra, sipas hetuesve vrasja është e porositur nga të tjerë persona, të cilët kanë paguar për vrasjen e 32-vjeçarit nga Thethi.

Policia bën të ditur se ka finalizuar operacionin e koduar “Step By Step”, duke arrestuar Gilbert Toma, Kleandro Toma dhe Alfred Martini. Këta tre të ndaluar nga Policia janë të dyshuar për veprën penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Tre të rinjtë dyshohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e 32-vjeçarit Nard Polia, ndërsa autori është i shpalluri në kërkim, 29-vjeçari K.S. Dy vëllezërit Toma dhe Alfred Martini kanë ndihmuar autorin e vrasjes që të largohet me makinë pas djegies së motorit, te vendi i quajtur “Ura e Mesit”. Tre bashkëpunëtorët janë zbuluar nga një kamerë sigurie. Dy vëllezërit Toma dhe Martini shfaqen në automjetin që ndihmon autorin e krimit të largohet pas djegies së motorit.

Operacioni për ndalimin e tyre u bë me ndihmën e Forcave Operacionale nga Tirana. Nga hetimet e Prokurorisë Shkodër rezulton se tre të arrestuarit, në mënyrë të drejtpërdrejtë me veprimet e kryera, kanë mbështetur me logjistikë dhe armatim, ndjekur, strehuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje të Nard Polisë. Pas ngjarjes, Policia dhe Prokuroria i kanë mbajtur në përgjim tre të arrestuarit, në mënyrë që të siguroheshin prova të mjaftueshme për përfshirjen e tyre në ngjarje.

Gjatë veprimeve hetimore u bë e mundur sekuestrimi i automjetit, i cili është përdorur nga autorët për ndjekjen e viktimës, orientimin e ekzekutorit, kryerjen e vrasjes, djegien e motorit dhe largimin bashkë me ekzekutorin. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumente të ndryshme.

Policia në fund shton se vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes, motivin e saj, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e 32- vjeçarit. Ka dyshime se vrasja e 32-vjeçarit ka lidhje me të kaluarën e tij në Itali, ku kishte precedentë penalë.

Kur ishte 23 vjeç, Nard Polia është arrestuar në shtetin fqinj me akuzën e trafikut të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit në zonën e Trevizos dhe Venecias, por edhe për vjedhje me dhunë. Nisur nga fakti se ishte dënuar vetëm 4 vite, ka dyshime se kjo mund të ketë sjellë prishje të marrëdhënieve me bashkëpunëtorët e tij shqiptarë, të cilët mund të kenë menduar se Polia ka bashkëpunuar me drejtësinë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me tritol gjatë natës në Krujë/ Lënda plasëse i vendoset një makine, shkaktohen vetëm dëme materiale

11:40 / July 8, 2026

Kryeinspektori Sula takim me inspektorët e Fierit, në fokus siguria ushqimore! Paralajmëron kontrolle të shtuara

11:36 / July 8, 2026

Rama: Financimi me 4 milionë euro i koncertit të Kanye West mbron imazhin e Shqipërisë dhe sjell mbi 100 milionë euro në ekonomi

10:28 / July 8, 2026

Pas vendimit të Kushtetueses, avokati i Veliajt kërkon përshpejtimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë

10:21 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.