Deri më tani, prokuroria dhe policia nuk kanë mundur ende të konkretizojnë një emës se cili mund të jetë vrasësi i shtetasit Iljaz Çalit. Që pas ndodhjes së ngjarjes, të paktën dhjetë persona janë marrë në pyetje, ku katër prej të cilëve janë të dyshuar kryesorë dhe ka gjasa që të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Policia ka marrë në pyetje gjatë mbrëmjes së djeshme 50-vjeçarin me inicialet RR.D., pasi familjarët e viktimës u kanë bërë me dije uniformave blu se ai u ka rreth 1 milion euro borxh.
Teksa merrej në pyetje, 50-vjeçari e ka pranuar borxhin. Ai tha se i detyrohej viktimës një shfër prej 350 mijë eurosh borxh sepse i kishte marrë atij minierën e kromit në Bulqizë për të punuar. Megjithatë, 50-vjeçari RR.D tha se kromi është akoma në galeri dhe nuk ështe hequr prej aty.
Sa i përket ekzekutimit të Iljaz Çalit, ai mohon që të ketë gisht në të duke pretenduar se atë mbrëmje ai ndodhej në shtëpinë e tij.
Ndërkohë, theksojmë se pak orë para se të ndodhte krimi i rëndë, Iljaz Çali kishte qënë në Tiranë për të blerë ushqime për familjen, produkte që më pas u gjetën nga hetuesit brenda në makinën e bërë shoshë nga plumbat.
Policia ka verfikuar një sërë kamerash sigurie, nga ku ka rezultuar se Iljaz Çali kishte kaluar edhe pranë rrugës së Elbasanit. Për rrjedhojë, edhe përgjatë kesaj zone janë sekuestruar disa kamera sigurie me qëllim për të zbuluar nëse nëse autorët kanë filluar ta ndjekin viktimën që në këtë zonë.
