Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë një intervistë për emisionin “Kapital” në Vizion Plus.
Gjatë intervistës së tij, ministri Lleshaj ka pranuar se ka ndjekur emisionin ‘Opinion’ ku po transmetohej edhe videoja e vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçi. Edhe pse kemi vetëm 10 ditë në vitin e ri, e çdo ditë thuajse ka pasur vrasje, Lleshaj ka parë të arsyeshme që të kritikojë mediat.
“Po shikoja në media videon e vrasjes në Rrëshen, e kanë transmetuar qindra herë. A thua se po na bënin kurs për snajper? Se në shkollën për snajper bëhet ato gjëra, që thonë këndi i snajperit, jo forca e goditjes,“-tha Lleshaj.
Ngjarja ka tronditur qytetarët, pasi ka ndodhur shumë pranë komisariatit të policisë në këtë qytet. Pistat, ku po hetohet janë dy. E para, ajo e hakmarrjes për shkak të një vrasjeje të vitit 2016, ku u vra ish-drejtori i OSHEE-së, dhe e dyta, ajo e prishjes së pazareve të drogës.
