Policia në Haiti ka bërë të ditur mbrëmë se ka arrestuar ish-senatorin haitian, Jean Joseph, në Xhamajka, nën dyshimin për përfshirje në atentatin ndaj presidentit Jovenel Moise.
Zëdhënësi i policisë Geri Desrosiers, ka thënë për Associated Press që Jean Joseph është në paraburgim duke mos dhënë detaje tjera.
Ndërkohë, drejtoresha e policisë në Xhamajka, Stepanie Lindsey, ka thënë për AP se së bashku me Josephin janë arrestuar edhe dy persona tjerë, që autoritetet po tentojnë të konstatojnë nëse janë anëtar të një familje.
