Shqiptarët vazhdojnë që të ekzekutohen nëpër botë dhe për këtë nuk reagon askush.
Një 40-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një kanal në Vinderhoute, Lievegem të Belgjikës.
Lajmin e raportuan këtë të hënë mediat lokale, duke iu referuar burimeve zyrtare të Prokurorisë lokale.
Sipas medias belge “Het Laatste Nieuws”, trupi i shqiptarit u zbulua nga një kalimtar rreth orës 8.30 të mëngjesit, të hënën e 20 Majit.