Dorjan Keqi i dyshuar për vrasjen e ish-drejtorit të OST për Veriun Saimir Jaku dhe plagosjen e shtetasit Gjergj Prenga, nuk ka folur për akuzat e ngritura ndaj tij. Krimi ndodhi në vitin 2016, dhe ai u kap dje në mënyrë shumë rastësore.
40-vjeçari po mbahet në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe hetuesit kanë tentuar disa herë ta marrin në pyetje, por Keqi ka refuzuar të komentojë akuzat, duke deklaruar se do flasë në një moment të dytë.
Dyshimet janë se bashkë me persona të tjerë, ata janë paguar nga një grup kriminal, për të ekzekutuar ish-drejtorin e OST Saimir Jakun, por deri në këtë fazë hetimesh, pavarësisht dyshimeve nuk është arritur të provohet se kush mund të jenë porositësit e vrasjes.