Një makinë ka marrë flakë mbrëmjen e të martës afër Gjykatës së qytetit të Elbasanit. Të dhënat e para bëjnë të ditur se mjeti ishte i parkuar përballë institucionit e për pasojë është djegur dhe një tjetër automjet i parkuar pranë tij.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm ndërsa nuk dihen detaje të tjera.
Zjarrfikësja ka bërë shuarjen e zjarrit, ndërsa policia e mbërritur në vendgjarje vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
