Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë qenë në Elbasan, ku kanë vizatuar nga afër Pediatrinë e re të këtij qyteti.
“Ja dhe Pediatria e Re e Elbasanit, një tjetër hapësirë e rilindur e kantierit të Shëndetësisë, ku vazhdon puna intensive nga veriu në jug”, ka shkruar Rama në “Facebook”.
Nga ana tjetër, ministrja Manastirliu deklaroi se pas një seri investimesh në spitalin e Elbasanit, investimi më i ri është spitali Pediatrik që i siguron shërbime mjekësore më shumë se 20 mijë fëmijë.
Kreu i qeverisë ka shkëmbyer gjithashtu batuta me stafin mjekësor, ku u ka kujtuar atyre se në muajit në vijim do të fillojë dhe rritja e rrogës.
“Si jeni? Erdhi qershori tani, rrisim rrogat”, tha Rama.